Udhëheqja parlamentare

E enjte, 6 qershor 2019

FJALIME PËRSHËNDETËSE NË PARLAMENTIN ZVICERAN PËR NDER TË DELEGACIONIT NGA KUVENDI I REPULIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Gjatë vizitës oficiale dyditore në Konfederatën Zvicerane nga ana e delegacionit të Kuvendit të paraprirë nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për nder të Kryetarit Xhaferi dhe të delegacionit, kryetarët e Këshillit Nacional dhe Shtetëror mbajtën fjalime përshëndetëse në kuadër të seancës plenare në Parlamentin zviceran.

Kryetarët e të dy dhomave të Parlamentit zviceran, z-nja Marina Karobio Gusketi dhe z. Zhan Rene Furnier, në fjalimet e veta theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut është prioritet në bashkëpunimin ndërkombëtar të Zvicrës. Të dy vendet kultivojnë marrëdhënie të mira bilaterale, sidomos për shkak të diasporës së shumtë në Konfederatën zvicerane, e cila është integruar tërësisht dhe konsiderueshëm kontribuon në shoqërinë zvicerane.

Me këtë rast, kryetarët e Këshillit Nacional dhe Shtetëror, e përshëndetën hapin historik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, marrëveshje e cila i hapi dyert e integrimit euroatlantik për vendin. Fjalimet e të dy kryetarëve u shoqëruan me duartrokitje të madhe nga ana e të zgjedhurve zviceran të popullit, që e vërteton mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë pas fjalimeve, Delegacioni realizoi edhe takim bilateral me Kryetarin e Këshillit Shtetëror, z. Zhan Rene Furnier në të cilin Kryetari i Dhomës së Epërme përsëri drejtoi urime për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë dhe shprehu shpresë se ky përfitim historik do të vlerësohet nga ana e BE-së dhe se Republikës së Maqedonisë së Veriut do i ndahet datë për negociata në qershor të këtij viti. Sipas tij, hapja e negociatave në qershor 2019 do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv ndaj të gjitha vendeve aderuese nga Ballkani Perëndimor. Duke shprehur kënaqësi që vizita oficiale realizohet në vitin kur të dy vendet kremtojnë 25 vite të marrëdhënieve diplomatike, z. Furnier u zotua për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. 

Kryetari Xhaferi i vlerësoi marrëdhëniet politike mes dy shteteve si miqësore dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Konfederata e Zvicrës ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane në kohën kur edhe Unioni ballafaqohet me shumë sfida, edhe pse Konfederata zvicerane nuk është pjesë e BE dhe NATO-s. Ai informoi edhe për mbajtjen e zgjedhjeve për president të shtetit, në të cilat qytetarët kishin mundësi që në atmosferë të qetë dhe demokratike ta shprehin vullnetin e vet.

Në fund, Kryetari Xhaferi shprehu besim të fuqishëm se Republika e Maqedonisë së Veriut, deri në fund të vitit do të ketë proces të rrumbullakuar të ratifikimit të Protokolleve për aderim në NATO a në drejtim të BE-së, proces të suksesshëm negocimi për aderim, i bindur në Vendimin pozitiv të Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e rrugës për fillimin e negociatave në qershor 2019, që do të ishte motivim i fuqishëm për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe për implementimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për vazhdim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit intensiv bilateral në të gjitha nivelet. 

 

 Inserte nga takimi 

Click