Udhëheqja parlamentare

Е martë, 24 prill 2018

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua me kolegun e tij grek, z. Nikolaos Vucis, kryetar i Parlamentit të Greqisë

Në kuadër të Konferencës së kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua edhe me kolegun e tij grek, z. Nikolaos Vucis, kryetar i Parlamentit të Greqisë. 

Në një atmosferë joformale dhe miqësore, të dy kryetarët këmbyen mendime rreth fillimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy parlamenteve, si në nivel të kryetarëve, ashtu edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim. 

Click