Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 27 nëntor 2019

Kryetari Xhaferi i dha mirënjohje gazetares Mira Kostiq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim të rregullt me përfaqësuesit e mediumeve, në të cilin informonte për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit në periudhën e ardhshme.

 

Në takimin e sotëm me gazetarët, Kryetari Xhaferi gazetares së Radios së Maqedonisë, z-njës Mira Kostiq, me rastin e shkuarjes së saj në pension, i dha Mirënjohje për punën e bërë dhe për profesionalizmin gjatë gjithë viteve derisa ka referuar për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi, në emër të gjithë deputetëve dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i falënderoi z-njës Kostiq për kontributin që si referues nga Kuvendi e ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e demokracisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Click