Udhëheqja parlamentare

E martë, 30 maj 2017

Kryetari Xhaferi u takua me bashkëreferuesit e Komisionit Monitorues                           

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua me bashkëreferuesit e Komisionit për Respektimin e Obligimeve dhe Angazhimeve të Vendeve Anëtare të ndërmarrë gjatë pranimit në Këshillin e Evropës, znj. Lise Kristofersen, deputete nga Norvegjia dhe z. Valerij Gileçi, deputet nga Moldavia, të cilat në kuadër të dialogut pasmonitorues janë në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.    

Biseda e referuesve me Kryetarin Xhaferi u fokusua në ngjarjet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor 2016, në tejkalimin e krizës politike, gjendjen politike aktuale dhe në zgjidhjen e sfidave të ardhshme.  Referuesit i dëshiruan sukses në punë Kryetarit dhe shprehën pritje se së shpejti do të formohet edhe Delegacioni në Kuvendin parlamentar të Këshillit të Evropës, i cili do ta reflektojë rendin e forcave në Kuvend dhe me të cilin do të kenë bashkëpunim të afërt.   

Dialogu pasmonitorues, në të cilin gjendet momentalisht Republika e Maqedonisë, ka për qëllim ta mbështesë progresin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e të drejtës, si dhe përmbushjen e plotë të obligimeve në lidhje me konventat e Këshillit të Evropës, në të cilat është qasur shteti.  

Dialogu bazohet në vlerësimet për situatën dhe progresin të cilat Komisioni i bën në bashkëpunim me organet nacionale. 

Click