Udhëheqja parlamentare

E hënë, 3 korrik 2017

Kryetari Xhaferi u takua me z. Vujanoviq, z. Pazhin dhe z. Zenka 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, kryetari Xhaferi u takua me z. Zoran Pazhin, nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi për Sistem Politik dhe ministër i Drejtësisë. 

Vizita e parë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Mal të Zi u vlerësua si konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet të dyja shteteve të cilat kultivohen në vazhdimësi. Duke theksuar stabilitetin politik si kusht për zhvillimin ekonomik, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se këmbimi ekonomik ka potencial shumë më të madh se vëllimi ekzistues dhe shprehën pritje se në periudhën që vijon do të kemi bashkëpunim ekonomik më intensiv i cili do të ketë ndikim pozitiv në aktivitetin e plotë ekonomik në të dyja shtetet. U shpreh gatishmëri për bashkëpunim në projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike, si dhe bashkëpunim në sferën e turizmit. 

Në kuadër të vizitës, Kryetari Xhaferi dhe deputetët Ademi dhe Dimitrievski u takuan me z. Mehmed Zenka, ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave. Ministri Zenka theksoi se Mali i Zi arriti t'i tejkalojë sfidat dhe nga pakicat të bëjë aleatë për prioritetet e tij strategjike. Ai theksoi se pakicat dhanë kontribut të madh për integrimin euroatlantik të Malit të Zi, e kjo është si rezultat i një politike të pjekur e cila është vendosur në mënyrë të drejtë ndaj tyre.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e trajtimit të pakicave për vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë dhe aleancës ndërmjet shteteve në rajon. Megjithëse kërkesat e pakicave nuk janë përmbushur deri në fund, punohet vazhdimisht në atë drejtim dhe partnerët politikë kanë sens për to, theksoi ministri Zenka. 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Kryetari Talat Xhaferi u takua edhe me z.  Filip Vujanoviq, kryetar i Malit të Zi. Kryetari Vujanoviq theksoi marrëdhëniet miqësore janë ato që i lidhin të dyja shtetet edhe atë pa çështje të hapura dhe mund të shërbejnë si shembull në rajon për bashkëpunim të hapur dhe të afërt. Ai theksoi rëndësinë për komunikim të drejtpërdrejtë, dhe në atë kontekst bashkëpunimin ndërmjet të dyja Kuvendeve e vlerësoi si veçanërisht të rëndësishëm. 

Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, shprehu urime të sinqerta për anëtarësimin e plotfuqishëm të Malit të Zi në NATO duke theksuar se ky sukses është nxitje për ne dhe shpresojmë së shpejti t'i tejkalojmë pengesat dhe Republika e Maqedonisë të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për gjendjet aktuale në të dyja shtetet dhe në rajon dhe shfaqën shpresë se me ndihmën e BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit, do të financohen më shumë projekte infrastrukturore. 

Nga ana jonë u ngrit çështja për ripërtëritjen e vijës ajrore ndërmjet Podgoricës dhe Shkupit si dhe për përforcimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit.    

Click