Udhëheqja parlamentare

E hënë, 19 qershor 2017, Riga

Takimi i Kryetarit Xhaferi me kongresistin amerikan Robert Pitinxher

Në kuadër të pjesëmarrjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Talat Xhaferi në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Riga, sot Z. Xhaferi realizoi takim me Z. Robert Pitinxher, kongresmenin amerikan dhe Kryetarin e Grupit të punës së Kongresit për terrorizëm dhe luftë jokonvencionale dhe iniciatori i këtij Forumi. 

Gjatë takimit u këmbyen këndvështrime për çështjet lidhur me sigurinë në rajon, luftën kundër terrorizmit dhe krimit kompjuterik, si edhe nevoja për strategji të mbrojtjes kompjuterike. Kryetari Xhaferi informoi se Republika e Maqedonisë, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, është në proces të përpilimit të Strategjisë për mbrojtje kompjuterike, me të cilën do të përforcohen kapacitetet e sigurisë shtetërore. Kryetari Xhaferi e theksoi gatishmërinë e Kuvendi të Republikës së Maqedonisë të jetë mikpritës i Forumit Parlamentar të Sigurisë në vitet e ardhshme, me ç’rast do u mundësohet parlamentarëve, përfaqësuesve të qeverive dhe ekspertëve nga fusha të këmbejnë përvoja më të përafërta në sferën e këtyre sfidave të sigurisë.

Bashkëbiseduesit ndanë bindje të përbashkët se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kongresit të SHBA-ve edhe më tutje do të zhvillohet në mënyrë miqësore dhe konstruktive. Në këtë kontekst u riafirmua përkrahja e SHBA-ve ndaj Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit në NATO.

Click