Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E enjte, 24 tetor 2019, Strasburg

Mesazhe të mbështetjes së fuqishme prej eurodeputetëve për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Krahas pjesëmarrjes në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasburg, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi edhe takime me deputetë në Parlamentin Evropian që këtë javë kuvendojnë në Francë.

Respektivisht, ai u takua me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Dejvid Mekalister, me bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar BE dhe Republika e Maqedonisë së Veriut - z. Andreas Shider, raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Ilham Kjuçjuk, si edhe me të ash.q. raportuese në hije, z-njën Tanja Fajon.

 

 

Gjatë takimeve u theksua se në Parlamentin Evropian nuk ka dilema se duhet të ndahet datë për fillimin e negociatave dhe se në rast se vendimi varej vetëm prej Parlamentit, Republika e Maqedonisë së Veriut moti do i kishte filluar negociatat. Eurodeputetët theksuan se edhe në të ardhme do të vazhdojë mbështetja e fuqishme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa bashkëpunimi në formën e Komitetit të Përzier Parlamentar dhe Dialogut Zhan Mone do të vazhdojë në bazë të rregullt.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. Dejvid Mekalister, potencoi se për Parlamentin Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet prioritet, ekziston mbështetja e gjerë edhe krahas vendimit të padrejtë nga ana e Këshillit. Gabimi i bërë nuk mund të korrigjohet por nuk do të lejohet që i njëjti të përsëritet në të ardhme.

Kryetari Xhaferi ishte i ftuar të ndjekë edhe debatin në Parlamentin Evropian për rezolutën për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në Rezolutën e parashtruar nga deputetë të gjashtë grupeve politike më të mëdha në Parlamentin evropian, shprehet dëshpërim i thellë për shkak të dështimit të Këshillit Evropian të marrë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut për shkak të, siç theksohet në tekst, bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës.

Në Rezolutë, mes tjerash, si përgjigje në bllokimin e Këshillit Evropian, thirret Parlamenti Evropian të caktojë dialog parlamentar rajonal me kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të zhvillohet strategji për rolin e parlamenteve në reformat e agjendës evropiane dhe për arritjen e masave konkrete për përmbushjen e aspiratave evropiane të qytetarëve të rajonit. 

 

» Deklaratë

 
a

Na ndiqni në: