Udhëheqja parlamentare

E premte, 18 gusht 2017

Përgjigjja e Kryetarit Xhaferi ndaj letrës së Kryetarit të Qeverisë, z. Zaev në lidhje me progresin dhe implementimin e planit 3-6-9

(Progresi dhe implementimi i Planit 3-6-9, realizimi në pajtim me kompetencat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë) 

I nderuar Kryetar, 

Pranoni falënderimin tim personal dhe falënderimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, organit përfaqësues të qytetarëve dhe bartës i pushtetit legjislativ të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për urimet e sinqerta për punën në 100 ditët e para të Kuvendit. Transparenca dhe afrimi me qytetarët është obligim i përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët, deputetët të cilëve qytetarët ua kanë besuar sovranitetin, e neve si deputetë, me miratimin e ligjeve dhe akteve tjera me kompetencë të Kuvendit besimi i fituar na obligon t'i përmbushim pritjet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e në këtë përgjegjësia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është jashtëzakonisht e madhe.   

Më lejoni që sinqerisht ta përshëndes transparencën, vendosmërinë për realizimin e planit 3-6-9, e me atë edhe inkuadrimin e plotë të Kuvendit në realizimin e procesit për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, aktivitetet të cilat Kuvendi në periudhën e kaluar i ka realizuar, e koha që vijon, do ta vërtetojë vendosmërinë dhe mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për anëtarësim në BE dhe NATO.  

Funksioni mbikëqyrës i Kuvendit dhe i trupave punues i Kuvendit doemos duhet të jetë i rregullt dhe rutinor, në vëllimin më të madh edhe transparent, në drejtim të informimit të plotë të deputetëve nga Maqedonia, sepse ne në emrin e tyre dhe për to miratojmë vendime.  Shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit doemos duhet t'i nënshtrohen kontrollit të rregullt dhe të rutinës nga trupat punues kompetentë të Kuvendit, e në realizimin e tij, themelova dhe do të udhëheq me grupin punues të përbërë nga deputetë nga të gjitha grupet parlamentare.  Shpresoj se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të kemi drejtime dhe zgjidhje për funksion të papenguar, të rregullt, mbikëqyrës dhe të rutinës të Kuvendit dhe të trupave punuese kompetente. Më lejoni që të theksoj se në takimet e grupit punues do t'i ftoj, e jam i bindur se do të marrin pjesë aktive edhe përfaqësuesit e Qeverisë dhe të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit.  

Shoqëria civile duhet dhe doemos duhet të jetë korrektor, t'i mbindërtojë dhe kontribuojë që ligjet dhe aktet që i miraton Kuvendi të realizohen, zbatohen në jetën dhe punën e përditshme të qytetarëve dhe subjekteve juridike në Republikën e Maqedonisë.  Rregullorja e Kuvendit do të ndryshohet dhe plotësohet në nenet që e rregullojnë pjesëmarrjen në punën e trupave punues të punëtorëve shkencorë, profesional dhe publikë me obligim që në mbledhjet e trupave të ftohen, e me atë edhe të marrin pjesë aktive përfaqësuesit e shoqërisë civile.  Rregullorja e Kuvendit gjithashtu do të plotësohet, e me atë do të mundësohet që trupat punues të mbajnë mbledhje përgatitore në të cilat do të ftohen dhe do të marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile.  

Klubi i deputetëve dhe Komisioni i Përhershëm për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit janë aktivë edhe në periudhën që është para nesh dhe do të japin kontribut të tyre në realizimin e Planit 3 – 6 – 9.  Kuvendi në Rregulloren e ka rregulluar çështjen e pyetjeve të deputetëve, ndërsa ideja, përkatësisht gatishmëria e Qeverisë për transparencë dhe mbikëqyrje të plotë do të mundësojë parashtrim të pyetjeve të deputetëve në fillim të seancës së posakonvokuar në kohëzgjatje prej një orësh, Ju bind se do të realizohet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.  Partitë parlamentare, në koordinim do ta miratojnë konkluzionin i cili do të përgatitet nga grupi punues i udhëheqës nga ana ime, përvojat nga zbatimi i konkluzionit do të inkorporohen në Rregulloren e Kuvendit.  Jam i bindur se në gjetjen e zgjidhjeve për pyetjet e deputetëve do të marrin pjesë aktive edhe përfaqësues të Qeverisë.  

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë dhomë e demokracisë, transparencës, mendimet dhe qëndrimet e kundërta janë baza për ndërtimin dhe përforcimin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë. Pushteti legjislativ dhe pushteti ekzekutiv janë të lidhura ngushtë në realizimin e nevojave të qytetarëve dhe subjekteve juridike, ndërtimin e hapave reformuese, respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave, sundimin e të drejtës dhe shteti i së drejtës do t'i realizojë plotësisht perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.  

Click