Udhëheqja parlamentare

E premte, 27 prill 2018

Pres konferencë e përbashkët e kryetarit të Kuvendit, z. Xhaferi dhe kryetarit të Qeverisë, z. Zaev

Sot përmbushet saktë një vit prej 27 prillit 2017, dita kur në Kuvend ndodhi bastisje e dhunshme dhe rrezikim fizik i personave të cilët gjendeshin në shtëpinë ligjvënëse në ato çaste.

Me këtë rast, u organizua pres konferencë e përbashkët e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev. Në pres ishin të pranishëm numër i madh i personave të cilët ishin të pranishëm në ngjarjen e 27 prillit 2017.

Edhe pse mbisundonin emocionet, për arsye se për pjesën më të madhe të të pranishmëve ishte hyrje e parë në këtë hapësirë, përsëri gjithçka shkonte sipas rrjedhës së parashikuar.

I pari u drejtua kryetari Xhaferi i cili në fjalën e tij tha se sot, për dallim nga bastisja e dhunshme prej para një viti, dyert e shtëpisë ligjvënëse janë gjerë të hapura për të gjithë qytetarët qëllimmirë, qëllimi i të cilëve është të na rikujtojnë në detyrën tonë, dhe ajo është se të gjithë ne jemi deputetë të zgjedhur prej popullit, dhe se detyra jonë është të punojmë për popullin. Kryetari Xahferi tha se për të gjithë ato që atë natë nuk ishin në krye të detyrës, ka vërejtje për një arsye të vetme dhe ajo është që kurrë mos përsëritet ajo natë, ndërsa ai si kryetar i shtëpisë ligjvënëse, do të përkujdeset që kjo me të vërtetë të jetë ashtu. Në fund të fjalës së vet, kryetari i Kuvendit u falënderoi të gjithë atyre që atë natë e ruajtën arsyen, gjakftohtësinë dhe ishin rojtarët e shtyllës së demokracisë.

Kryetari i Qeverisë, z. Zaev, pasi bëri një retrospektivë të ngjarjeve të dhunshme të asaj dite tha se, qytetarët e Republikës së Maqedonisë ndaluan dhe rrënuan një regjim me laps kimik, në zgjedhje të lira, me anë të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve. Ai thirri në aksion, ftoi të bashkëngjiten të gjithë me fuqinë dhe kreativitetin e vet, me idetë dhe angazhimin e vet për ndërtimin e Maqedonisë së përbashkët, si vend i të gjithë qytetarëve, një shoqëri, ekonomi në zhvillim, anëtare e NATO-s dhe BE-së, shtet me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e vet. 

Click