Udhëheqja parlamentare

E enjte, 26 prill 2018

Shoqërimi joformal i deputetëve me anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen e Institutit Nacional Demokratik, vendos një risi në drejtim të komunikimit ndërmjet deputetëve dha anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Pauza e paraparë gjatë seancës së dedikuar për parashtrimin e Pyetjeve të deputetëve, çdo të enjte të fundit të muajit do të shfrytëzohet për këmbim joformal të mendimeve dhe informatave mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Qëllimi i kësaj praktike të re është informimi i ndërsjellë për çështjet aktuale, për propozimet ligjore që janë në procedurë, me ç'rast në mënyrë të drejtpërdrejtë do të mund të kontribuohet për përmirësimin e propozimeve ligjore, dhe me këtë të ndërtohen edhe institucione më efikase në shërbim të qytetarëve. 

Click