Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 24 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Ambasadoren e sapoemëruar të Malit të Zi, SH.S. Marija Petroviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me Ambasadoren e sapoemëruar të Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Marija Petroviq. Ai i uroi mirëseardhje Ambasadores Petroviq, si një përfaqësuesi diplomatik nga një vend fqinj me të cilin na bashkojnë miqësia dhe lidhjet tradicionalisht të mira politike, ekonomike dhe kulturore dhe me të cilin ndajmë prioritete të njëjta të jashtme politike. Ai gjithashtu rikujtoi se, pas zgjedhjes në funksionin e Kryetarit të Kuvendit, vizitën e parë të vet zyrtare e realizoi pikërisht në Malin e Zi, me çka u shpreh vullneti i fuqishëm politik për thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, si bazë për bashkëpunim më intensiv ekonomik dhe të partneritetit për ardhmërinë e përbashkët euro - atlantike në gjithë rajonin. 

Ambasadorja Petroviq vlerësoi se, ta pangarkuar me çështje të hapura, të dy shtetet paraqesin shembull për bashkëpunim bilateral të suksesshëm në rajon. Ajo theksoi se, prioritet gjatë mandatit të saj do të jetë avancimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ndërlidhjes infrastrukturore të vendeve në rajon. 

Duke e përshëndetur bashkëpunimin e suksesshëm në nivelin rajonal, si në Nismën Evropiane - Qendrore, në Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe Nismën Adriatik - Joniane, të dy bashkëbiseduesit e potencuan rëndësinë e perspektivës euroatlantike të vendeve në rajon, me qëllim të mbajtjes së dinamikës të kursit reformues dhe përforcimit të sigurisë rajonale dhe stabilitetit. 

Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi i uroi Ambasadores Petroviq mision të suksesshëm diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  


Click