Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 20 shtator 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN E RF TË GJERMANISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH.T. TOMAS GERBERIH 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar, të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Tomas Norbert Gerberih. 

Kryetari Xhaferi i përshëndeti marrëdhëniet tradicionale të afërta dhe të vazhdueshme ndërmjet dy shteteve dhe ndërmjet dy parlamenteve, duke shprehur shpresë për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Gjermania është miku jonë i sinqertë i cili e përkrah Republikën e Maqedonisë dhe jetën e saj politike në vend, si edhe integrimet e saj euroatlantike, theksoi kryetari Xhaferi. 

Ambasadori Gerberih e përshëndeti politikën e dyerve të hapura të institucioneve shtetërore dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast, shprehu mahnitje nga qasja e shpejtë e udhëheqjes aktuale në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, veçanërisht në lidhje me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë, për çka shprehu urime të sinqerta, për arsye se, siç theksoi, Republika e Maqedonisë në rajon shihet si lokomotivë për lëvizjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve fqinje.   

Në raport me zbatimin e reformave të brendshme të cilat imponojnë edhe krijim të kushteve materiale për realizimin e tyre, sidomos krijim të parakushteve për të rinjtë që mos e braktisin shtetin, ambasadori Gerberih ofroi përkrahje financiare dhe politike nga Republika e Gjermanisë për të gjitha proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë takimit, veçanërisht u përshëndet iniciativa në përputhje me procesin e Berlinit për themelimin e organizatës rinore RIKO, me seli në Tiranë, sipas modelit francez-gjerman, qëllimi i së cilës është që nëpërmjet projekteve të përbashkëta ti ofrojë të rinjtë në rajon të bashkëpunojnë më për së afërmi, ti tejkalojnë paragjykimet dhe në këtë mënyrë të ndërtojnë ardhmëri të përbashkët në rajon, që do të çojë kah integrimi i tij euroatlantik më i shpejtë.

Click