Udhëheqja parlamentare

E martë, 16 maj 2017

Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin slloven Jazbec

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Millan Jazbec.

Në fillim të takimit ambasadori i dorëzoi urim zyrtar nga kryetari i Parlamentit të Sllovenisë për zgjedhjen kryetar i Kuvendit dhe shprehu pritje të sinqerta se marrëdhëniet e deritanishme bilaterale të zhvilluara në nivel të lartë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë do të vazhdojnë.

Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, duke iu falënderuar për urimin, shprehu bindje se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të rriten në të gjitha fushat.

Duke u përqendruar në ngjarjet e padëshiruara të 27 prillit dhe në gjendjen aktuale, z. Talat Xhaferi, theksoi se ky personalisht do të angazhohet për kthimin e integritetit institucional të Kuvendit dhe për përforcimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion. Pret që Presidenti i Shtetit ta përmbush obligimin e tij kushtetues dhe mandatin t'ia jap bartësit të shumicës parlamentare, me çka do të hapen proceset për konstituimin e trupave të Kuvendit, e me të edhe për formimin e qeverisë së re. Pas kësaj, prioritet do të jenë ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe vazhdimi i mandatit të vetëqeverisjes së tanishme lokale deri në vjeshtë kur, shpresohet, të mbahen zgjedhjet lokale.

Ambasadori nënvizoi se marrëdhëniet shumëdekadëshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe marrëdhëniet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen. Republika e Sllovenisë edhe më tutje do ta mbështesë qartë dhe fuqishëm Republikën e Maqedonisë në proceset e integrimit euroatlantik.  Paralelisht, do të vazhdojnë të kultivohen dhe zhvillohen bashkëpunimi dhe diplomacia parlamentare, si dhe marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore.  

Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi njoftoi se ai personalisht do ta ftojë kolegun e tij, Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë që të vijë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me çka do të jepet një impuls i rëndësishëm, si në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, ashtu edhe në kontekst rajonal dhe evropian.  

Click