Udhëheqja parlamentare

E hënë, 10 shkurt 2020

Takim i Kryetarit Xhaferi me anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane në Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, z. Hajke Velldman dhe z. Ane Myllder 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me anëtarët e Delegacionit të Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane në Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, z. Hajkle Velldman dhe z. Ane Myllder. 

Duke shprehur mirënjohje ndaj Holandës për mbështetjen e politikës së zgjerimit të BE-së dhe angazhimeve që Republika e Maqedonisë së Veriut ti fillojë negociatat për anëtarësim, si edhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e shtetit në NATO, Kryetari Xhaferi e vlerësoi intensifikimin e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet deputetëve si mundësinë më të mirë për njoftimin burimor me gjendjen dhe për këmbimin e përvojave. 

Ai theksoi se mosmarrja e vendimit të njëzëshëm nga Këshilli Evropian për fillimin e negociatave ishte dëshpërim i madh dhe rezultoi me vendim të liderëve politikë në shtet që ti thërrasin qytetarët në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill dhe shprehu bindjen se ato do të zbatohen në një atmosferë korrekte, transparente dhe demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Xhaferi e përshëndeti metodologjinë e re të procesit të zgjerimit, duke shprehur shpresë se modifikimet e bazuara mbi parimet e kredibilitetit, menaxhimit më të madh politik të procesit, parashikueshmëria dhe dinamizmi do të përgjigjen në mënyrë të kënaqshme në kërkesat e të gjitha vendeve-anëtare për një proces më efikas të negociatave. 

Kryetari i Komisionit të Përhershëm për Çështje Evropiane në Parlamentin e Mbretërisë së Holandës, z. Hajke Velldman dhe raportuesi i Komisionit për Ballkanin Perëndimor, Ane Myllder, e vlerësuan si shumë të dobishme edhe këtë vizitë të tyre të dytë në vend pas asaj të parës në maj vitin e kaluar, për arsye se u mundëson që të njoftohen drejtpërdrejtë me përparimin e vendit në procesin reformues. Duke e nënvizuar rëndësinë e implementimit konsekuent të ligjeve pas nxjerrjes së tyre, deputetët holandezë shprehën interes për parashtrimin e Ligjit për prokurorinë publike nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procedurën e nxjerrjes së Ligjit para marrjes së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit. 

Në fund të takimit ishte shprehur mbështetja e palës holandeze për zbatimin  reformave. 









Click