Udhëheqja parlamentare

E martë, 8 maj 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN E KUVENDIT TË GJEORGJISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin nga Kuvendi i Gjeorgjisë, të paraprirë nga zëvendëskryetari i Kuvendit të Gjeorgjisë, z-njën Tamar Çugoshvili.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi nga realizimi i takimit  dhe theksoi se deputetët, edhe pse kanë mungesë të kontakteve bilaterale, realizojnë bashkëpunim më të madh në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare. Në vazhdim, kryetari i Kuvendit fliste për organizimin e seminarit Ros-Rot, i cili është seminar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe kjo është edhe një mundësi për takim të ndërsjellë të deputetëve të të dy Kuvendeve. Përveç kësaj, kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet politike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Gjeorgjisë, si edhe bashkëpunimi i përgjithshëm janë në nivel shumë të ulët, mirëpo, shprehu gatishmëri pozitive për zhvillimin e çdo lloji të bashkëpunimit bilateral me Gjeorgjinë, respektivisht apeloi për bashkëpunim më të madh. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, theksoi se Republika e Maqedonisë, në periudhën e fundit është vend shembull për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe konfirmim i kësaj është intensifikimi i negociatave me Republikën e Greqisë ndërsa para kësaj, edhe ratifikimi i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Gjeorgjisë, z-nja Tamar Çugashvili, shprehu kënaqësi të madhe për realizimin e takimit dhe për vizitën në Institutin Parlamentar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se kjo është mundësi që delegacionet të mund të këmbejnë përvoja dhe mendime. Kjo vizitë mund të shërbejë gjithashtu si shembull për Kuvendin e Gjeorgjisë në drejtim të formimit të Institutit Parlamentar te ato, të ngjashëm me modelin e institutit tonë.

Delegacioni i Gjeorgjisë ishte me qëndrim pozitiv në kontekst të vendosjes së çdo lloji të bashkëpunimit, edhe në suazat e dy kuvendeve, edhe në nivele dhe sfera tjera.

Të dy bashkëbiseduesit apeluan në intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen dhe drejtuan ftesë të hapur për kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në Samitin e partneritetit të hapur qeveritar në Gjeorgji. Kjo do të paraqesë edhe një fillim të ri për shkak të faktit që Republika e Maqedonisë dhe Gjeorgjia do të fillojnë një etapë të re mbi të cilën në të ardhmen do të zhvillohet bashkëpunimi politik dhe diplomatik më intensiv ndërmjet dy vendeve.

Click