Udhëheqja parlamentare

E enjte, 8 qershor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me donatorët në Kuvend

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi kishte koordinim të parë hyrës me Donatorët në shtëpinë ligjvënëse.

Në Koordinimin e donatorëve përveç tij, ishin të pranishëm nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z-nja Frosina Tashevska - Remenski, z. Goran Misoski, z. Vesel Memedi dhe Sekretari gjeneral, z-nja Cvetanka Ivanova. Nga ana e Donatorëve ishin të pranishëm përfaqësues të gjithë donatorëve me të cilët Kuvendi ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, Marrëveshje specifike për zbatimin e projekteve apo thjesht e ka vazhduar bashkëpunimin veç më të vendosur prej më herët.

Koordinimet e donatorëve janë evenimente ku të gjithë të cilët në njëfarë mënyrë janë të inkuadruar me projekte të veta në përkrahjen e proceseve reformuese në Kuvend, takohen dhe informohen për llojin e projektit, për mënyrën e zbatimit dhe për qëllimet që dëshirojnë ti arrijnë me projektin. Qëllimi është të evitohet përputhje ose po bërje e aktiviteteve kundërthënëse. Praktika e mbajtjes së Koordinimeve të donatorëve ka filluar me nismën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ka vazhduar me Koordinim të dytë të donatorëve në ambasadën britanike, ndërsa e treta u mbajt me nismën e OSBE -së në Shkup.  

Në fillim të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u falënderua të gjithë të pranishmëve për angazhimin e tyre dhe ndihmën e pashtershme që e ofrojnë në drejtim të përkrahjes së proceseve reformuese në Kuvend dhe qartë u shpreh se pas këtij takimi, Koordinimet e donatorëve do të jenë në kuadër të Kuvendit, si institucion i cili është shfrytëzuesi i drejtpërdrejtë i të gjitha projekteve që i zbatojnë donatorët. Në këtë drejtim, tha se do të formohet një trup koordinues i cili do të jetë vazhdimisht në kontakt me të gjithë donatorët dhe në çdo kohë do i ketë të gjitha informatat e duhura. Kryetari Xhaferi i informoi të pranishmit për dritaren e re të hapur në ueb faqen e Kuvendit, të emëruar Projekte, ku secili qytetar i interesuar mund të marrë informata të shkurta për projektet aktive me qëllim që të afirmohet transparenca e shtëpisë ligjvënëse. Kryetari i Kuvendit i theksoi prioritetet të cilat së bashku me kryesinë i kanë vënë para vetes a janë vënë në letër në formë të dokumentit themelor për atë se në cilin kah do të lëvizë Kuvendi në periudhën e ardhshme, dhe ky është "Plani strategjik 2019-2021“ dhe për të njëjtin ka konsensus të plotë, ndërsa qëllimet e dëshiruara janë pavarësia financiare e Kuvendit, arritja e transparencës dhe qasjes në shtëpinë ligjvënëse për të gjithë qytetarët, pasja e kalendarit të aktiviteteve të Kuvendit, përforcimi dhe përparimi i punës së Kanalit të Kuvendit, arritja e pavarësisë së shërbimit të Kuvendit dhe një sërë qëllimesh tjera. Ai e theksoi determinizmin a në të njëjtën kohë edhe faktin se donatorët janë me të vërtetë partner shumë i çmuar dhe i nevojshëm për arritjen e këtyre prioriteteve të rëndësishme, por sërish shumë të vështira.

Nga ana e donatorëve, ky takim u përshëndet dhe inkurajua sinqerisht të vazhdojë në bazë të rregullt dhe se me koordinimet e këtilla, Republika e Maqedonisë është lider i vërtetë në rajon.  
 

Click