Udhëheqja parlamentare

E premte, korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kongresit Popullor të Kinës, g. He Jiting  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme z-nja Cvetanka Ivanova, realizoi takim me drejtorin e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore të Kongresit Popullor të Kinës, z. He Jiting, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

 

Në takim u përshëndetën marrëdhëniet miqësore të cilat zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektit të dyanshëm të sovranitetit, integritetit territorial dhe barazisë së dy vendeve. 

Drejtori He informoi për punën e Komisionit për Çështje Sociale Zhvillimore, si një nga dhjetë komisionet të Kongresit Popullor të Kinës, i cili merret me çështjet e punësimit, mbrojtjes sociale, sigurisë në punë, mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve, edhe atë nëpërmjet funksionit të vet ligjvënës dhe mbikëqyrës për zbatimin e rregullativës së nxjerrë. Kryetari Xhaferi foli për ligjin e ri për mbrojtje sociale të nxjerrë nga Kuvendi, me të cilin zmadhohen obligimet e institucioneve për kategori të caktuara të qytetarëve dhe shprehu gatishmëri për ndarjen e përvojave në zgjidhjen e çështjeve të caktuara të sferës sociale. 

Të dy palët u pajtuan se takimet e drejtpërdrejta dhe këmbimi i mendimeve dhe përvojave kontribuon konsiderueshëm në përparimin e lidhjeve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe për krijimin e një ambienti të mirë për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. 

Click