Udhëheqja parlamentare

E enjte, 30 nëntor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME DREJTORIN EKZEKUTIV TË KONSTITUENCËS HOLANDEZE TË BANKËS BOTËRORE, Z. FRENK HEEMSKERK 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Frend Heemskerk, drejtor ekzekutiv i konstituencës holandeze të Bankës botërore, në kompetencë të së cilës bën pjesë edhe Republika e Maqedonisë. Takimi u realizua në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën që Banka botërore e siguron në vazhdimësi për Republikën e Maqedonisë gjatë decenieve të kaluara. Banka është përkrahës aktiv i reformave në sektorët kryesorë të cilët imponojnë mjete më të mëdha financiare siç janë transporti, infrastruktura dhe vetëqeverisja lokale dhe të projektimeve të ardhshme të qeverisë aktuale. Gjithashtu, kryetari Xhaferi, e informoi bashkëbiseduesin për ngjarjet aktuale në vend dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke vënë theks të veçantë në përcaktimin strategjik të shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe në BE, të reflektuar në Rezoluta të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë prej pavarësimit të saj. Përkrahja ishte konfirmuar edhe njëherë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, me çka Qeveria dhe shumica aktuale kanë mandatin të marrin vendime më të guximshme në periudhën që vijon. Pritjet nga ana e Maqedonisë janë se pas realizimit të prioriteteve të nënvizuara, do të marrim Raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe anëtarësim të plotfuqishëm në NATO për Republikën e Maqedonisë në vitin 2018. 

Drejtori Heemskerk, u falënderua për informatat gjithëpërfshirëse, duke e pasur parasysh karrierën e tij të mëparshme si deputet, i uroi punë të mbarë kryetarit Xhaferi në ndërtimin e përkrahjes më të gjerë për proceset e ardhshme. Anëtarësimi në NATO është me rëndësi të veçantë për stabilitetin gjeopolitik në rajon, ndërsa përfitimet më të rëndësishme nga anëtarësimi në NATO janë arritjet e standardeve evropiane të cilat sigurojnë zhvillim dhe të cilat, para së gjithash janë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Në raport me bashkëpunimin me Bankën botërore, drejtori Heemskerk e informoi bashkëbiseduesin se rrumbullakimi i kornizës për partneritet në vitin 2018 dhe realizimi i projekteve të parashikuara, në masë të madhe do e përcaktojnë pozitën e vendit në tregjet kapitale.  Bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për përmirësimin e transparencës së tij në raport me sistemin e kanalit të Kuvendit dhe sistemin e votimit dhe për inkuadrimin më aktiv të deputetëve të komisioneve përkatëse edhe në takimet e parlamentarëve që mbahen në Bankën botërore në Uashington. 




Click