E martë, 28 janar 2020
Takim i Kryetarit Xhaferi me eurodeputetët Fajon dhe Billçik
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, para fillimit të Samitit të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Parlamentit Evropian, dedikuar përforcimit të dimensionit parlamentar të procesit të zgjerimit dhe rolit të parlamenteve në agjendën reformuese për BE, realizoi takim me eurodeputetët Tanja Fajon dhe Vlladimir Billçik, bashkëkryesues të Grupit për mbështetje parlamentare të Ballkanit Perëndimor.
Duke theksuar se Parlamenti Evropian i kushton vëmendje të madhe procesit të zgjerimit dhe marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetët potencuan se procedurat dhe vendimet që do të merren në periudhën e ardhshme do të jenë krijim i një plani të qartë dhe kornizës së qartë edhe për vendet që presin fillim të negociatave edhe për ato që veç më i kanë filluar, ndërsa prioriteti do të vihet në besueshmërinë e procesit dhe në kthimin e besimit. Ato shprehën shpresë se pas prezantimit të metodologjisë së re javën e ardhshme, sinjalet pozitive mund të priten edhe para fillimit të Samitit evropian të caktuar për në mars, duke i pasur parasysh edhe përpjekjet e kryesimit kroat për ta mbajtur procesin e zgjerimit në majë të agjendës.
Kryetari Xhaferi theksoi se edhe krahas dëshpërimit nga mosndarja e vendimit të njëzëshëm të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave, mbesim të përkushtuar ndaj qëllimit tonë, anëtarësimin e plotfuqishëm në Union, por edhe se jemi të kujdesshëm në pritjet. Ai shprehu bindjen se zgjedhjet e ardhshme do të zbatohen në atmosferë të lirë, fer dhe demokratike, si përcaktim i qartë i të gjitha partive politike.
Bashkëbiseduesit biseduan edhe për Dialogun Zhan Mone, si edhe një formë e bashkëpunimit e cila solli rezultate konkrete në ndërtimin e dialogut politik në Kuvend, siç ishte nxjerrja e Kodit etik, përcaktimi i nevojës për ndryshime të Rregullores me qëllim të evitimit të situatave të bllokadave që ndodhnin në të kaluarën dhe vënia e kornizës për pavarësinë administrative, financiare dhe pavarësinë e sigurimit të Kuvendit. Në pritje të mbajtjes së Dialogut të tretë Zhan Mone në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shpreh zotimi i përbashkët që kjo vegël e bashkëpunimit të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Xhaferi realizoi edhe takim të shkurtër me eurodeputetin Andrej Kovaçev nga Bullgaria, i cili është zëvendëskryetar i Grupit të Partive Evropiane Popullore për Ballkanin Perëndimor, në të cilin u këmbyen mendime për ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kovaçev e shprehu mbështetjen e tij për ndarjen e datës për negociata sa më shpejt që mundet.