Udhëheqja parlamentare

Е enjte, 7 nëntor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me ish Sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Federale të Zvicrës d-r Kristof Lanc 

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, realizoi takim me ish Sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Federale të Zvicrës d-r Kristof Lanc dhe konsultat teknik kryesor i SDC për Programin për Mbështetjen e Kuvendit. Në takim ishin të pranishëm Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Cvetanka Ivanova, ambasadorja zvicerane Sibil Suter Tehada dhe Robert Skot Hejzlet, përfaqësues i NDI. 

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Zvicrës, dhe shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm për projektin "Programi për Mbështetjen e Kuvendit", i cili do i mbështesë përpjekjet për pavarësinë e Kuvendit, nëpërmjet ndërtimit të konsensusit, reformave strukturore dhe kapaciteteve për zhvillim institucional, përforcimin e rolit ligjvënës dhe mbikëqyrës, transparencën institucionale dhe llogaridhënien. Kryetari Xhaferi i potencoi projektet që realizohen me sukses në Kuvend, me ç'rast nënvizoi se përpjekjet e tij, bashkë me nënkryetarët, Sekretaren e përgjithshme dhe zëvendësit e Sekretares së përgjithshme janë në drejtim të krijimit të ndryshimeve pozitive të përhershme të cilat janë të rëndësishme më së shumti për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Sekretarja e përgjithshme Ivanova e pohoi mbështetjen e fuqishme të udhëheqësisë së dhomës ligjvënëse për realizimin e këtij projekti, me ç'rast informoi se tani më kanë filluar disa faza të realizimit të tij. 

Ish Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Federale të Zvicrës d-r Kristof Lanc drejtoi urime për fillimin e projektit dhe për vullnetin e mirë për bashkëpunim të anëtarëve në drejtim të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe demokracisë së Kuvendit si institucion kryesor në çdo vend. Ai shprehu kënaqësi të madhe që përvojën e vet të pasur praktike nga puna shumëvjeçare do të mund ta aplikojë në këtë projekt. Theksoi se është krenar që Maqedonia e Veriut është zgjedhur si vend në të cilin Zvicra investohet me projektet e veta dhe beson në rezultat pozitiv. 

Ambasadorja e Konfederatës zvicerane, z-nja Tehada theksoi se dëshiron të ekzistojë sinergji e mirë në punën e të gjitha projekteve aktuale, duke konsideruar se mënyra e atillë e bashkëpunimit të gjerë do të kontribuojë për një Kuvend të suksesshëm. 

Click