Udhëheqja parlamentare

E premte, 8 dhjetor 2017

Takim i kryetarit Xhaferi me kongresmenët Dejvid Prajs dhe Piter Roskam 

Gjatë vizitës në Uashington, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u takua me miqtë shumëvjeçar të Maqedonisë, kongresmenët Dejvid Prajs dhe Piter Roskam. 

Të dy kongresmenët potencuan se janë të nderur që kanë mundësi për takim pikërisht në Uashington me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të këmbejnë mendime në atmosferë të sinqertë dhe të përzemërt.

Kryetari Xhaferi i informoi bashkëbiseduesit për zhvillimin e ngjarjeve të fundit politike në vend dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shtëpia ligjvënëse. Në raport me bashkëpunimin e mëtutjeshëm në kuadër të programit të Komisionit për partneritet demokratik të Kongresit, ku këto kongresmenë janë kryesues, bashkërisht u konstatua se bashkëpunimi i deritanishëm është i suksesshëm dhe i njëjti do të vazhdojë dhe do të intensifikohet në periudhën që vijon.

Theks i veçantë u vu mbi përkrahjen e mëtutjeshme të punës hulumtuese të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim do të vazhdojë bashkëpunimi dhe këmbimi në nivel të deputetëve dhe shërbimit parlamentar. 

I bindur në rëndësinë e kontributit të organizatave joqeveritare në ndërtimin e një shoqërie të vërtetë demokratike, kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi nënvizoi se shtëpia ligjvënëse është e hapur për nismat që vijnë nga sektori joqeveritar.  

 

Click