E premte, 17 janar 2020
Takim i Kryetarit Xhaferi me kryetaren e KSHPK Ivanovska
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot kishte takim me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Në emër të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kryetarja Biljana Ivanovska ia dorëzoi Kryetarit Xhaferi Strategjinë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (2020 – 2024) me Plan aksioni për zbatimin e saj.
Për Strategjinë nacionale, siç informoi Kryetari Xhaferi, përbërja parlamentare do të debatojë menjëherë porsa të përmbushen kushtet e parashikuara me Rregullore.
Kryetari Xhaferi i inkurajoi anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të vazhdojnë me luftën pa kompromise kundër korrupsionit. Kjo, theksoi ai, është parakusht për krijimin e një shteti të suksesshëm demokratik dhe juridik.