Udhëheqja parlamentare

E enjte, 24 maj 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETAREN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, Z-NJËN ANA BËRNABIÇ

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, kryetari Xhaferi u takua edhe me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, z-një Ana Bërnabiç.

Gjatë takimit, konstatimi i përbashkët ishte se zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale,  bashkëpunimin rajonal dhe multilateral janë me të vërtetë në  nivel të kënaqshëm, dhe se ka intensifikim të vizitave të ndërsjella në nivele të ndryshme. Kjo ka fituar sidomos në dinamikë pas periudhës së vështirë që e lanë pas vetes të dyja vendet dhe në të cilin kishte ngecje në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve  me fqinjët përreth dhe më gjerë, por si duket se pas tejkalimit të tyre, dyfishohen përpjekjet për tejkalimin e tyre në rajon dhe më gjerë, dyfishohen edhe përpjekjet për rregullimin e imazhit për rajonin.

Kryetari Xhaferi tha se procesi i Berlinit është me të vërtetë bazë e mirë për ndërlidhjen infrastrukturore, duke e njoftuar me këtë rast kryeministren Bërnabiç për aktivitetet dhe projektet që janë në rrjedhë ose po tani më janë përfunduar në vendin tonë në kontekst të korridoreve 8 dhe 10. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë në vitin e kaluar, tani më mund të shihen rezultatet të cilat tregojnë këmbim tregtar ekonomik tre herë më të lartë.

Në vazhdim, kryetari i Kuvendit shprehu pritje dhe shpresë se do i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE dhe do të marrim ftesë për hyrje në NATO, ndërsa derisa zgjat procesi i ratifikimit të marrëveshjes në vendet anëtare, do të gjetet edhe zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë për kontestin me Republikën e Greqisë. Ai theksoi se kthimi i opozitës në punën e Kuvendit dhe harmonizimi në raport me pakon e duhur reformuese  të ligjeve është lajm i  mirë ndërsa konfirmim për këtë është edhe fillimi i dialogut me opozitën në kuadër të Dialogut Zhan Mone i cili u mbajt në Ohër dhe në agjendën e të cilit ishte Kodi etik dhe rregullorja ndërsa u bë fjalë edhe për temat e mundshme të ardhshme të dialogut me ç’rast pavarësia financiare, administrative dhe e sigurisë e Kuvendit u vunë në plan të parë, për arsye se kjo do të kontribuonte të evitohen kurthet e kushtëzimit dhe nënshtrimit të shtëpisë ligjvënëse në raport me pushtetet tjera. 

Kryetari Xhaferi, në përkrahje të qëndrimeve pozitive në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët në procesin e eurointegrimeve, e përmendi edhe mundësinë për paraqitje të përbashkët në tregjet e treta mirëpo, edhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës. 

Ai e përshëndeti formimin e këshillit të përbashkët maqedonaso – serb të të dy odave ekonomike të dy shteteve dhe tha se çdo mundësi e cila kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit në nivel bilateral dhe rajonal, do të mbështetet.  Kryetari Xhaferi e theksoi nevojën për hapjen e kalimit kufitar Miratoc – Llojanë për lehtësimin e komunikimit për nevojat e përditshme të popullatës së atjeshme lokale, për arsye se politikanët janë të obliguar të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Click