Udhëheqja parlamentare

E hënë, 11 shkurt 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Kuvendit Shtetëror, z. Dejan Zhidan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe delegacioni i përbërë prej kryetares dhe anëtarëve të Grupit parlamentar për bashkëpunim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Frosina Tashevska Remenski, z-nja Nada Cipusheva dhe z-nja Shpresa Hadri, vizitën e vet zyrtare në Republikën e Sllovenisë e filluan me mikpritësin, Kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, z. Dejan Zhidan. 

Mikpritësi, kryetari Xhidan e përuroi Kryetarin Xhaferi për ndryshimet e miratuara kushtetuese dhe Ratifikimin e Protokollit aderues për anëtarësim në NATO nga ana e Republikës së Greqisë, me ç'rast nënvizoi se Republika e Maqedonisë është shembull pozitiv se me vullnet politik edhe kontestet më të vështira, shumëvjeçare mund të zgjidhen në mënyrë të qetë me mirëkuptim të ndërsjellë. Ai theksoi se Republika e Sllovenisë është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe BE dhe prandaj, për të paraqet kënaqësi të veçantë që ajo do të jetë vendi i dytë pas Republikës së Greqisë që do e ratifikojë Protokollin aderues për anëtarësim në NATO, dhe me këtë akt do e konfirmojë atë mbështetje. 

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për pritjen e ngrohtë në Republikën e Sllovenisë, vend me të cilin kultivojmë marrëdhënie miqësore bilaterale dhe ndajmë histori të përbashkët dhe sistem të njëjtë politik. Ai pohoi se Republika e Sllovenisë është mbështetësi jonë i dëshmuar dhe pa rezervë në aspiratat tona euroatlantike, dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Kryetarit Zhidan gjatë aktiviteteve në lidhje me organizimin e referendumit në shtator të vitit të kaluar. Ai e njoftoi kolegun e vet me aktivitetet rrjedhëse në Kuvend dhe faktin se të gjithë deputetë janë të përkushtuar në rrumbullakimin e obligimeve që rrjedhin nga Plani 3-6-9 dhe Plani - 18 i Qeverisë dhe kjo i dha rezultatet e duhura. Për momentin zhvillohet procesi i skriningut, a duke e pasur ndërmend rëndësinë dhe kompleksitetin e procesit të negociatave, si edhe peshën dhe vëllimin e gjithçkaje që duhet të harmonizohet, është e mirëseardhur përvoja dhe ekspertiza e Republikës së Sllovenisë, si një nga anëtaret më të reja të BE-së me përvojë relativisht të freskët në procesin e aderimit, sipas parimit leksione të mësuara për deputetët dhe shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në lidhje me NATO-n, Kryetari Xhaferi pohoi se ka filluar procesi i ratifikimit të Protokollit për aderim në NATO në parlamentet nacionale të vendeve anëtare me shpresë se Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e 30-të e NATO-s deri në fund të vitit 2019 ose fillimin e vitit 2010. 

Kryetari Zhidan theksoi se Bashkimi Evropian mbështetet mbi vlerat evropiane të respektit të ndërsjellë dhe ofron mundësi për zhvillim ekonomik, dhe në këtë drejtim Republika e Sllovenisë është e përgatitur që ta ndajë gjithë përvojën që e posedon në procesin e hapjes së negociatave aderuese me BE, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur kur do të vijë dita për këtë. Ai po ashtu nënvizoi se të rinjtë e të dy vendeve tani më i kanë përvetësuar vlerat evropiane, shumë studentë nga Republika e Maqedonisë e kanë zgjedhur Slloveninë për përfundimin e studimeve të tyre dhe kjo kontribuon në mënyrë plotësuese në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. 

Në fund të takimit, morën fjalë edhe përfaqësuesit e Grupeve të Bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve dhe u pajtuan se diplomacia parlamentare, nëpërmjet bashkëpunimit në të gjitha nivelet është shumë e rëndësishme për rrumbullakimin sa më të shpejtë dhe më të suksesshëm të reformave të kërkuara për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

Click