Udhëheqja parlamentare

E premte, 2 nëntor 2017

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETARIN E KOMUNËS SË PRESHEVËS, Z. SHQIPRIM ARIFI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot kishte takim të shkurtër protokollar me kryetarin e komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi. 

 Në fillim të takimit, z. Arifi e shfrytëzoi rastin që t'ia urojë z. Talat Xhaferit zgjedhjen e tij për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dhe shprehu bindjen se kryetari i porsazgjedhur do e ushtrojë këtë detyrë me përgjegjësi dhe dinjitet. 

Kryetari Xhaferi falënderoi për urimet dhe shprehu kënaqësi për realizimin e kësaj vizite. Ai dha mbështetje që vizitat e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, a ishte konstatuar edhe bashkëpunimi ndërinstitucional në të gjitha sferat. Konstatimi i ndërsjellë ishte se bashkëpunimi i atillë është kontribut në stabilitetin e dy vendeve fqinje, a me këtë edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për çështjet e aspektit juridiko-administrativ, me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. 

Click