Udhëheqja parlamentare

E martë, 11 shkurt 2020

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME MYSAFIRËT ZYRTARË TË VENDEVE ANËTARE TË NATO-s  DHE FQINJË TË AFËRT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT 

 Në dritën e mbajtjes së seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e miratimit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-atlantike, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi realizoi takime të veçanta me mysafirët zyrtarë nga vendet anëtare të NATO-s, fqinjë të afërt të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Znj. Cveta Karajançeva, kryetare e Kuvendit Nacional të Republikës së Bullgarisë, znj. Vasilika Hysi, nënkryetare e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z. Genci Nimanbegu, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe z. Mirosllav Tgjman, përfaqësues special i kryetarit të Asamblesë së Kroacisë dhe shef i Delegacionit të Asamblesë në AP në NATO. 

Në takimet, kryetari Xhaferi e theksoi momentin historik që sot së bashku e ndan edhe me kryetarët dhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve anëtare në NATO, që janë fqinjë të afërt të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kryetarin e AP të NATO-s, si dhe me ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare në NATO. Në mënyrë rajonale, anëtarësimi ynë do të sjellë siguri dhe stabilitet më të madh të Ballkanit Perëndimor fragjil dhe do të nënkuptojë nxitje edhe për shtetet tjera të punojnë në planin e përforcimit të sigurisë personale dhe pozicionimin strategjik ndërkombëtar. 

Kryetarja Cveta Karajançeva e theksoi përkrahjen e Republikës së Bullgarisë që nga fillimi i përcaktimit së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe në BE. Ajo theksoi se Marrëveshja për miqësi i lidh dy shtetet t'i respektojnë dhe përmbushin detyrimet e veta dhe kërkoi zbatimin e tij të plotë në periudhën që vijon.  Kryetarja Karajançeva shprehi kënaqësi për kryesimin e përbashkët të të dy vendeve me procesin e Berlinit, i cili ofron bazë të mirë për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe infrastrukturor. Në fund, ajo bëri me dije se pret që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe kështu në mënyrë më aktive t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që do të jenë në dispozicion për përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim në BE. 

Nënkryetari Nimanbegu, gjithashtu e theksoi ditën si historike për vendin dhe shprehi kënaqësi të sinqertë që ka mundësi të marrë pjesë në Seancën e sotshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas tij, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse realisht përcaktohen, duhet të bëhen vende anëtare të Aleancës, pasi që kjo është përfitim për tërë rajonin. Duke përfunduar se mosmarrja e datës për negociata shkaktoi procese politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ai shprehi shpresë se kursi aktual euroatlantik i vendit do të vazhdojë në drejtimin e njëjtë edhe për zgjedhjet parlamentare në prill të këtij viti. 

 

Nënkryetarja Hysi dhe z. Tugjman, duke e shprehur përkrahjen për anëtarësim në NATO dhe në BE, njëkohësisht i ndanë edhe pikëpamjet e tyre për përfitimet e ardhshme nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-atlantike, vlerat themelore dhe principet të cilat secili vend anëtarë njëkohësisht i respekton, promovon dhe përsos, si dhe roli i të gjithëve së bashku në ruajtjen e paqes botërore, sigurisë globale. U theksua edhe nevoja e politikës së mëtejme proaktive të mirë fqinjësore, ndërtimin e marrëdhënieve stabile politike dhe ekonomike ndërmjet shteteve të rajonit dhe përforcimin e diplomacisë parlamentare. 

 

Click