Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 2 tetor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e Malit të Zi, z. Millo Gjukanoviq

Në kuadër të vizitës zyrtare të z. Millo Gjukanoviq, Presidentit të Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Kuvend u mbajt takimi me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e  Malit të Zi: z-nja Liljana Kuzmanovska, kryetare e Grupit dhe anëtarët, z. Bllagojçe Trpevski dhe z-nja Mirsada Emini - Hasani.

Kryetari Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje të sinqertë delegacionit malazezas, i përshëndeti marrëdhëniet bilaterale të ngrohta dhe intensive ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke shprehur besim se të njëjtat do të vazhdojnë me dinamikë të pa zvogëluar edhe në të ardhme. Theksoi se në kontekstin bilateral, interesi ynë i potencuar është intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe i sigurisë në kontekstin e NATO-s dhe ndarja e përvojave të Malit të Zi në këtë plan. Vijojnë edhe 6 ratifikime të Protokollit aderues për të cilin pritjet janë se do të përfundojnë deri në fund të vitit, a jemi në fazë të pritjes që Këshilli i Bashkimit Evropian në Samitin e ardhshëm të ndajë datë për fillimin e negociatave me Unionin. Në sferën fqinjësore dhe rajonale, Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq një politikë fqinjësore të balancuar dhe konstruktive me të gjithë fqinjët, ndërsa shembull për këtë janë marrëveshjet e nënshkruara me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, me të cilat u hap një kapitull i ri në marrëdhëniet e ndërsjella, por edhe në planin e proceseve eurointegruese. Shprehu falënderim të madh ndaj Malit të Zi për mbështetjen e vazhdueshme në këtë plan, dhe besim se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe si aleatë të barabartë në NATO dhe vende - anëtare të BE-së.

Në kontekst të bashkëpunimit ekonomik, të dy bashkëbiseduesit theksuan se dy qeveritë duhet të punojnë në mënyrë më intensive dhe më të përqendruar në dinamikën dhe përmbajtjen e saj, për arsye se kjo është përfitim për qytetarët e dy shteteve. Duhet të ndiqet shembulli i bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston në mbrojtje, shëndetësi, sport, administrim publik dhe bujqësi, për arsye se investimet më të mëdha dhe projektet e mira ekonomike do e mbindërtojnë në mënyrë cilësore bashkëpunimin e përgjithshëm bilateral. Me rëndësi jo më pak të madhe është edhe mbajtja e dialogut të rregullt politik në nivel të lartë, që do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, me respekt të veçantë e përshëndeti guximin dhe kurajën politike të arrihet Marrëveshja e Prespës, i vetëdijshëm për sakrificën e madhe që e bëri Republika e Maqedonisë së Veriut, me vizion të vetëm për prosperitet të mëtejshëm të shtetit dhe qytetarëve të saj. Uroi edhe për sukseset në integrimin në NATO dhe e përçoi gatishmërinë e shtetit të vet për të ndarë me Republikën e Maqedonisë së Veriut përvojat nga integrimi evropian dhe euroatlantik, njëlloj ashtu siç ka thithur paraprakisht edhe Mali i Zi përvoja nga Republika e Kroacisë. Sugjeroi se ndihma e fqinjëve në këtë plan do të thotë shumë, sidomos edhe për shkak të qëllimeve dhe interesave tona të përbashkëta, mentalitetin e popujve, vizionet e politikanëve dhe pritjet e qytetarëve. Theksoi se sidomos pas hyrjes në NATO, klima investuese është përmirësuar në mënyrë drastike, ndërsa perceptimi për Malin e Zi në planin e jashtëm - politik dhe planin ndërkombëtar është rritur në nivel shumë të lartë si ndaj një vendi aleat i NATO-s dhe anëtar potencial i Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, Presidenti Gjukanoviq informoi se Malit të Zi i mbetet për hapje vetëm edhe një kapitull, pas çka vijon mbyllja e të gjitha kapitujve, me shpresë për finalizim të suksesshëm të procesit deri në vitin 2025.

Bashkëbiseduesit dhe delegacioni këmbyen mendime rreth punës parlamentare, kultivimit të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndëretnike, dialogut pushtet - opozitë si imperativ kryesor i demokracisë, mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarja e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare. 

 
a

Na ndiqni në: