Udhëheqja parlamentare

E hënë, 29 maj 2017

Takim i Kryetarit Xhaferi me Sh. e Tij ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, z.  Fransoa Bontan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë, z. Fransoa Bontan. 

Në fillim të takimit ambasadori i shprehu urime të sinqerta për zgjedhjen e tij në funksionin Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i uroi sukses në realizimin e funksionit përgjegjës. 

Ambasadori Bontan e nënvizoi përgatitjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës të mirëmbajë, zhvillojë dhe kultivojë lidhje bilaterale me Republikën e Maqedonisë në planin bilateral, si në procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve. Ai shprehu besim dhe pritje se në periudhën e ardhshme do të vijë deri te stabilizimi i shtetit në plan politik, me çka do të krijohen kushte produktive për ringjallje edhe të lidhjeve ekonomike, veçanërisht në planin e investimeve belge në vend. 

Zoti Xhaferi, duke iu falënderuar sinqerisht urimeve, e njoftoi ambasadorin me përgatitjet e fundit për seancën e nesërme kur pritet të zgjidhet Qeveria e re, me çka do të vijojë formim i trupave punues të Kuvendit, delegacionet dhe grupet parlamentare për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të caktuar, ndërsa mandej edhe ndryshime ligjore në kontekst të zgjedhjeve lokale në vjeshtë. 

Njëkohësisht, e njoftoi ambasadorin se edhe në këtë përbërje parlamentare, ndër të tjerat, do të formohet edhe Grup parlamentar për bashkëpunim me parlamentin e Mbretërisë së Belgjikës, me çka do të vazhdojë thellimi i mëtejmë i lidhjeve më të afërta ndërparlamentare. Bashkëbiseduesit këmbyen vizione për demokracinë si përfitim i civilizimit, i cili në punën parlamentare nuk guxon të keqpërdoret, por duhet të jetë kusht që të mundësohet debat konstruktiv i të gjithë faktorëve politikë në Shtëpinë ligjdhënëse, vend ku nuk ka tolerancë për çfarëdo qoftë formë të dhunës. Bërja e kompromisit nuk guxon të shfrytëzohet si mjet për pengim të proceseve, por si metodë i punës të përbashkët dhe bashkëpunim i përbashkët në funksion të përparimit të plotë shoqëror, me qëllim të realizohen, para së gjithash, pritjet dhe interesat e qytetarëve.  

Duke shprehur mbështetje për bashkëpunim të mëtejmë më të afërt dhe më intensiv ndërparlamentar, bashkëbiseduesit u pajtuan që marrëdhëniet e vendosura miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Belgjikës duhet edhe më tej të vazhdojnë të kultivohen me përkushtim të fortë dhe besim të ndërsjellë. 

Click