Udhëheqja parlamentare

E hënë, 18 shkurt 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me z. Kris Soha, udhëheqës i Shërbimit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin e SHBA-ve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi u takua me z. Kris Soha, udhëheqës i Shërbimit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin e SHBA-ve. Duke i theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, Kryetari Xhaferi dha një pasqyrë të shkurtër të gjendjes aktuale në shtet, me theks në procesin reformues.

Përfaqësuesi nga Senati, z. Soha, drejtoi urime për hapat e guximshme politike dhe shprehu shpresë se, edhe pse procedura e ratifikimit të protokolleve aderues me Traktatin e Atlantikut Verior në Senatin amerikan është zakonisht një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, në rastin e vendit tonë, për shkak të mbështetjes prej një numri të madh të senatorëve, ky proces mund të përfundojë deri në fund të vitit. Ai e përsëriti edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për proceset reformuese në agjendën tonë të BE-së dhe ofroi këmbim të përvojave për përforcimin e kapaciteteve.

Kryetari Xhaferi drejtoi falënderim të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për aspiratat tona për integrim të tërësishëm në institucionet euroatlantike dhe angazhimin për sundimin e të drejtës, me shpresë se bashkëpunimi i frytshëm do të vazhdojë edhe në të ardhme. 

Click