Udhëheqja parlamentare

E martë, 5 nëntor 2019 

Takim i Kryetarit Xhaferi me z-njën Elen Konve-Mure, nënkryetare e Senatit të Republikës së Francës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin francez

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot realizoi takim me Elen Konve-Mure, nënkryetare e Senatit të Republikës së Francës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura në Senatin francez.

Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Panço Ivanov në cilësinë e kryetarit të Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës. 

Në fillim të takimit, Elen Konve-Mure i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi medalje të artë të Senatit, si simbol të miqësisë dhe bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Kuvendit tonë dhe Senatit të Republikës franceze, me ç'rast Kryetari Xhaferi falënderoi dhe shprehu respektin e tij më të lartë ndaj Senatit francez. 

Kryetari Talat Xhaferi, në fjalën e tij hyrëse theksoi se ka nderin e veçantë dhe kënaqësinë të mirëpres nënkryetaren e Senatit francez Helen Konve-Mure, duke theksuar se marrëdhëniet politike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës franceze janë të pangarkuara, të shkëlqyera, miqësore dhe në nivel të lartë  dhe shtoi se këto marrëdhënie karakterizohen me dialog politik të hapur, të vazhdueshëm, të thellë, me interes për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat. Vërtetim për këtë paraqet edhe këmbimi i vazhdueshëm i vizitave në nivel të lartë dhe shumë të lartë dhe vizita e punës e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës franceze, gjegjësisht Asamblenë Nacionale dhe Senatin francez në fillim të tetorit këtë vit. 

Nënkryetarja e Senatit francez Mure, theksoi se ky udhëtim i saj organizohet me dëshirë për thellimin e diplomacisë parlamentare që do të jetë shkas jo vetëm për njohjen e vendit por edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe senatorëve francezë, duke shtuar se ka interes për vendin tonë, duke cekur se biseda e djeshme me anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës franceze, në aspektin politik ka qenë në nivel shumë të lartë. 

Kryetari i dhomës ligjvënëse të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, potencoi se edhe krahas asaj që vendi nuk mori datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, përsëri Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me zbatimin e reformave nga agjenda evropiane në interes të qytetarëve tanë të cilët gjithmonë kërkojnë mbindërtim, për arsye se qëllimet strategjike të vendit tonë janë BE dhe NATO dhe 70% të qytetarëve i mbështesin dhe falë mbështetjes së deritanishme nga Republika e Francës, përmes bashkëpunimit të mëtejshëm do të arrijmë të tejkalojmë situatën aktuale dhe të gjendemi të gjithë në rrugën e njëjtë. 

Në fund të takimit, nënkryetarja Mure theksoi se në raportin e saj për vizitën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pariz, do i transmetojë edhe pritjet tona. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në bazë të lidhjeve dhe bashkëpunimit të deritanishëm, të shqyrtohen mundësitë për intensifikimin e këtij dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhme.  

Click