Udhëheqja parlamentare

E enjte, 26 prill 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me zonjën Kolinda Grabar Kitaroviq, Presidente e Republikës së Kroacisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z-njën Kolinda Grabar Kitaroviq, Presidente e Republikës së Kroacisë, e cila qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. 

Në takim ishte e pranishme edhe kryetarja e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikë së Kroacisë, z-nja Daniella Rangellova dhe anëtarët e Grupit për bashkëpunim, z-nja Beti Rabaxhievska - Naumovska, z-nja Shpresa Hadri dhe z-nja Teuta Bilali. 

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, në fillim të takimit shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë, veçanërisht lartë është i çmuar fakti që Republika e Kroacisë e mbështet fuqishëm vendin tonë në integrimet euroatlantike, për të cilat presim ti finalizojmë me anëtarësim të plotfuqishëm në NATO në Samitin e ardhshëm të Aleancës. 

Kryetari Xhaferi e informoi bashkëbiseduesen e vet se Kuvendi, përveç proceseve reformuese në drejtim të integrimeve euroatlantike, sidomos pas raportit pozitiv nga Komisioni Evropian i cili përmban rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave, punon me përkushtim edhe në planin e dialogut të balancuar ndërmjet pushtetit dhe opozitës në nxjerrjen e ligjeve të rëndësishme strategjike.  

Në vazhdim, kryeatari i Kuvendit e potencoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme të ndërsjellë në organizatat multilaterale dhe rajonale, për arsye se nevojitet përkushtim i vazhdueshëm në kultivimin e marrëdhënieve të mira bilaterale, të përkrahura me veprime konkrete. Në kontekst të bashkëpunimit ekonomik, kryetari Xhaferi nënvizoi se e njëjta duhet edhe më tutje të përparohet, veçanërisht në pjesën e bahkëpunimit turistik i cili është tradicional ndër popullatën e të dyja vendeve. 

Zonja Kolinda Grabar Kitaroviq falënderoi për realizimin e takimit dhe shprehu kënaqësi që vitin e kaluar është arritur përparim tejet i madh në zhvillimin demokratik të vendit. Në kontekst të eurointegrimeve, ajo e ndau përvojën kroate në atë plan, dhe veçanërisht e theksoi rëndësinë e parlamentit në procesin e negociatave paraaderuese, si edhe rëndësinë e pasjes së qasjes konstruktive edhe nga ana e opozitës. Presidentja Kitaroviq e potencoi rolin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në ndërtimin e shtetit stabil në të cilin investuesit e huaj do të kenë interes të investojnë, dhe kjo më tutje do të sjellë deri në zhvillimin e shtetit në tërësi. Veçanërisht shprehu kënaqësi për përqindjen e lartë të grave-deputete, që krahasuar me Kroacinë, është pothuajse dy herë më e lartë. Z-nja Grabar Kitaroviq theksoi se Republika e Maqedonisë në Republikën e Kroacisë gjen mik të sinqertë dhe të fuqishëm, e cila edhe më tutje do e mbështesë në angazhimet e saj që sa më shpejtë të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.  

Kryetari dhe anëtarët e Grupit për bashkëpunim e njoftuan Presidenten kroate me aktivitetet e veta në planin e promovimit të pjesëmarrjes sa më të madhe të grave në politikë, me theks të veçantë në rritjen e mëtutjeshme të numrit të grave në pushtetin ekzekutiv dhe lokal. Ato theksuan se, pa dallim në ideologjinë politike, së bashku dhe me përkushtim punojnë në agjendën reformuese për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë dhe shprehën gadishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm intensiv me kolegët e tyre në Kuvendin e Kroacisë. 

Bashkëbiseduesit ndanë këndvështrime edhe për shfrytëzimin e momentit të sinjaleve pozitive në proceset e zgjidhjes së çështjes së emrit, marrjes së datës për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe anëtarësim të plotfuqishëm në NATO në Samitin e ardhshëm të Aleancës. 

Click