Udhëheqja parlamentare

E premte, 1 dhjetor 2017

Takim protokollar i kryetarit Xhaferi dhe Sh.T. z. Llasllo Ishtvan Duks, ambasador i Hungarisë në Republikën e Maqedonisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim protokollar me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, z. Ishtvan Duks . 

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit këmbyen mendime në raport me bashkëpunimin bilateral dhe multilateral ndërmjet dy vendeve, me ç'rast ambasadori Duks theksoi se Hungaria është përkrahës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë në integrimet euroatlantike.

Gjithashtu, ambasadori Duks u falënderua për bashkëpunimin altruist të Republikës së Maqedonisë në lidhje me mbylljen e Rutës migrante ballkanike, ku Hungaria e jep kontributin e vet në kontrollimin e kufirit me fqinjin tonë jugor.  

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Hungarisë, si në planin bilateral ashtu edhe në planin multilateral, janë të shkëlqyera dhe paraqesin bazë të fortë për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik. Marrëdhëniet e mira, mospasja e çështjeve të hapura dhe përmirësimi  i kornizës ligjore kontribuojnë në rritjen e investimeve hungareze në Republikën e Maqedonisë. 

Në fund të takimit, kryetari Xhaferi edhe njëherë e riafirmoi ftesën e hapur për kolegun e tij hungarez, z. Llasllo Kover, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.       

Click