Udhëheqja parlamentare

E hënë, 24 qershor 2019

TAKIME TË KRYETARIT XHAFERI NË KINË

Vizita zyrtare në Republikën Popullore të Kinës të Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të paraprirë nga Kryetari Xhaferi u rrumbullakua me vizitën e qytetit Baoting në provincën Hëbej. 

Gjatë bisedave, përfaqësuesit e kreut politik të provincës theksuan se kushtojnë vëmendje të madhe ndaj zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos me vendet që gjenden në rutën e Nismës brezi dhe rruga, duke e pasur parasysh se provinca merr pjesë në mbi 200 projekte infrastrukturore në këto vende. Pala kineze informoi për bazën solide industriale dhe për mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve më të afërta ekonomike. 

Qyteti Baoting shënon zhvillim ekonomik, social të mirë dhe program të vëllimshëm për mbrojtjen e ambientit jetësor. Duke dashur që ti mundësojnë Delegacionit të njoftohet me rëndësinë që i kushtohet energjisë ripërtëritëse, mikpritësit organizuan vizitë të repartit për prodhimin e paneleve solar dhe të parkut solar. 

Delegacioni gjithashtu e vizitoi edhe muzeun e Akademisë Ushtarake në Baoting, e cila ka qenë shkolla e parë formale ushtarake në Kinë. 

Vizita oficiale përfundoi me zotime të theksuara të të dyja palëve për vazhdimin e kontakteve në nivel të lartë, që mundësojnë komunikim të mirë në nivel të institucioneve dhe e lehtësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet qytetarëve të dy shteteve. 


 Inserte nga takimi 

Click