Udhëheqja parlamentare

E martë, 29 tetor 2019

Takimi i Kryetarit Talat Xhaferi me znj. Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut                                         

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit z. Talat Xhaferi me koordinatoren e përhershme të OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak, u shkëmbyen më shumë informata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi midis organeve dhe trupave të OKB-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Kryetari Xhaferi e theksoi faktin që anëtarësimi ynë në OKB që nga viti 1993 dhe deri më sot ka qenë i bazuar në respektimin e parimeve themelore dhe postulateve të Konventës së OKB-së. Ai gjithashtu theksoi se komunikimi ynë me organet e OKB-së është forcuar vazhdimisht nga angazhimi aktiv dhe kontributi në të gjitha agjencitë, programet dhe fondet e specializuara të sistemit të OKB-së. Në këtë drejtim, Kryetari Xhaferi e shprehu mirënjohjen për kontributin e agjencive të OKB-së si UNDP, UNICEF, UNFPA, Un Women dhe të tjerat me të cilat kemi krijuar një bashkëpunim të ngushtë me qëllim të përmirësimit të punësimit, përfshirjes sociale, zhvillimit të mjedisit jetësor dhe barazisë gjinore. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut funksionon Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve që punojnë së bashku me Institutin Parlamentar dhe Un Women për çështje të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, theksoi Kryetari Xhaferi. Ai gjithashtu theksoi se në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut Maqedonia e Veriut është dhe do të jetë konsistente në respektimin e tyre, si vend me një orientim të fortë evropian për paqen dhe stabilitetin dhe vend që aspiron anëtarësimin në BE.

Znj. Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e OKB-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut, falënderoi për mundësinë për t'u takuar me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi për të biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në periudhën e ardhshme.

Ajo i kushtoi shumë vëmendje Agjendës 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm si dhe strategjisë për bashkëpunim në kuadër të agjendës me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2025, si dy dokumente të rëndësishme strategjike të OKB-së. Në kuadër të këtij bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Duxhak renditi 17 fusha të rëndësishme të bashkëpunimit që duhet të intensifikohen në periudhën e ardhshme dhe të cilat janë të rëndësishme për OKB-në. 

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që agjencitë e OKB-së do të vazhdojnë të bashkëpunojnë intensivisht me trupat e punës dhe komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

                                                                                      

Click