Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 08 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi, me drejtorin e Seksionit për Programe Parlamentare dhe Qeveritare të Institutit Demokratik Nacional, z. Skot Hubli

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me drejtorin e Seksionit për Programe Parlamentare dhe Qeveritare të Institutit Demokratik Nacional (NDI), z. Skot Hubli. Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, znj. Zuter Tehada, drejtori i NDI-së në Maqedoni, z. Kris Hensho, zëvendësdrejtori i NDI-së në Maqedoni, z. Skot Hejzlet dhe drejtori nacional i programit të NDI-së, Lilijan Kandikjan. 

Kryetari Xhaferi e njoftoi mysafirin me ngjarjet politike aktuale të Republikës së Maqedonisë dhe me aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Z. Xhaferi i theksoi përpjekjet e udhëheqësisë së Kuvendit në drejtim të rritjes së transparencës së Kuvendit dhe transparencës së tij ndaj sektorit joqeveritar, shoqërisë civile dhe publikut. Ai theksoi se deri tani janë marrë një varg aktivitetesh, në mesin e të cilave, hapja e lidhjes së re në faqen e internetit të Kuvendit në të cilën qytetarët mund ta lajmërojnë prezencën e vet në seancat plenare të Kuvendit, numri i rritur i vizitave të grupeve të qytetarëve në shëtitje rreth godinës së Kuvendit, prezenca e përfaqësuesve të Kuvendit në shumë ngjarje të cilat organizohen nga organizatat joqeveritare, si dhe ngjarja më e madhe deri tani transparenca e Kuvendit të jetë patronazh, nikoqir dhe bashkorganizator i ngjarjeve me iniciativë të shoqërisë civile. Të gjitha këto përpjekje dhe angazhime të udhëheqësisë rezultojnë me përmirësimin e perceptimit të qytetarëve në lidhje me punën e Kuvendit, që nuk do të thotë se procesi është finalizuar, përkundrazi, ende nevojitet të punohet dhe punohet në pozicionimin e Kuvendit në lidhje me institucionet tjera, por edhe përmirësimi i mëtejshëm i perceptimit të qytetarëve. 

Drejtori i Seksionit për Programe Parlamentare dhe Qeveritare të Institutit Demokratik Nacional (NDI), z. Skot Hubli u shpreh i kënaqur nga takimi dhe e ndau ndjenjën e optimizmit të rritur dhe trendit pozitiv të lëvizjes së tërë shoqërisë. Theksoi se përvojat e të gjitha palëve të interesuara, në vend dhe jashtë vendit pa dyshim janë të dobishme për të gjitha përpjekjet të cilat i bëri Kuvendi. Ai e theksoi gatishmërinë e NDI-së, IRI-it, Partneritetit të Hapur Qeveritar dhe Partneritetit të Demokracisë t'i mbështesin proceset, shtytës i të cilave është Kuvendi si institucion. 

Bashkëbiseduesit u përqendruan edhe në dobitë nga hartimi i Planit për Transparencë të Kuvendit i cili do të kontribuojë jo vetëm për rritjen e transparencës së punës së Kuvendit, por do të jetë edhe mekanizëm për njohjen me praktikat e Dhomës Ligjvënëse të shoqërisë civile, dhe nxitje për pranimin ndërkombëtar shtesë të tërë proceseve reformuese të cilat merren në Kuvend.   

Click