Udhëheqja parlamentare

E hënë, 27 nëntor 2017, Stokholm

Takimi i Kryetarit Xhaferi dhe Delegacionit të Kuvendit me z-njën Margot Valstrom, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë

Sot, në suazat e Programit, u realizua takim me ministren e Punëve të Jashtme, z-njën Margot Valstrom. Kryetari Xhaferi e përshëndeti nënshkrimin e paradokohshëm të Deklaratës për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë, me të cilën riafirmohet mbështetja e prioriteteve tona strategjike dhe definohen fushat konkrete me interes të ndërsjellë në planin bilateral dhe multilateral. Njëkohësisht, z. Xhaferi u falënderua për marrjen e Vendimit të Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë për revidimin e strategjisë për ndihmën e vendeve të Ballkanit Perëndimor (SIDA), me të cilin do të jepet nxitje e konsiderueshme ndaj demokratizimit të më shumë fushave me interes shtetëror dhe më të gjerë shoqëror.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për përkrahjen në zbatimin e politikës për zgjerim të BE-së, në një kornizë më të gjerë të sigurisë, të stabilitetit, demokracisë dhe sundimit të së drejtës në Evropë dhe sugjeroi se qëllimi ynë është të japim rezultate konkrete gjatë implementimit të reformave, me ç'rast presim nga BE-ja vitin e ardhshëm në Raportin për Republikën e Maqedonisë ta heqë kushtëzimin e rekomandimit dhe të ndajë datë për fillimin e negociatave para aderuese.

Zonja Valstrom e informoi z. Xhaferi se Mbretëria e Suedisë i përcjell së afërmi edhe atë me vëmendje të madhe ngjarjet në Republikën e Maqedonisë, sidomos pas ngjarjeve të pakëndshme në Kuvend dhe e përshëndeti mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve lokale me të cilat Republika e Maqedonisë tregoi gatishmëri për stabilizim dhe demokratizim të vendit. Me këtë rast, e theksoi angazhimin e Mbretërisë së Suedisë por edhe të gjitha vendeve - anëtare të BE-së që edhe më tutje të japin përkrahje të fuqishme për proceset reformuese në përputhje me Planin ambicioz 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe për këtë u përshëndet përkushtimi i Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e detyrave reformuese dhe gatishmëria e saj për realizimin e të njëjtave mbi parimet e inkluzionit dhe partneritetit me të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë.

Bashkëbiseduesit ndanë vështrimet për krizën akoma aktuale migrante, për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal i cili nxit dhe frymëzon bashkëpunim në numër të madh të sferave dhe ka rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit ndërsa Republika e Maqedonisë është inkuadruar në mënyrë aktive në të gjitha nivelet. U theksua domethënia e kultivimit dhe promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore si qëllim strategjik, ndërtimi i frymës së re në marrëdhëniet, dialogu i hapur  për ballafaqimin me çështjet e hapura, ndërtimi i urave të bashkëpunimit në bazë të besimit dhe respektit të ndërsjellë.

Në takim, z. Xhaferi ia uroi z-njës Valstrom çmimin për barazi gjinore që e pranoi nga Agjencia e KB ((UN Women), për angazhimin e saj të përkushtuar dhe arritjet e mëdha në luftën për barazi gjinore. 

Click