Udhëheqja parlamentare

E hënë, 27 nëntor 2017, Stokholm

Takimi i Kryetarit Xhaferi dhe Delegacionit të Kuvendit me znj. Eva-Luiz Erlandson Slorah, kryetare e Stokholmit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe deputetët Frosina Tashevska- Remenski Ejup Alimi dhe Fadil Zendeli, ishin në vizitë të Administratës së qytetit të Stokholmit, ku z-nja Eva-Luiz Erlandson Slorah, kryetare e qytetit të Stokholmit e prezantoi punën dhe funksionimin e Këshillit të Qytetit të Stokholmit. Është shembull qyteti i cili në deceniet e fundit përjeton një renesancë të vërtetë në aspekt të qëndrueshmërisë, jetës urbane, respektimit të dallimeve kulturore dhe mbrojtjes së ambientit njerëzor. Me këtë rast, delegacioni kishte mundësi të njoftohet me Projektin Vizion për Qytetin Stokholm 2040, i konceptuar mbi parimet e jetës bashkëkohore dhe mirëqenies së të gjithë banorëve të Stokholmit, me respektim maksimal të standardeve të rrepta dhe të larta ekologjike. 

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, u falënderua për përkrahjen e vazhdueshme dhe të fuqishme nga ana e Mbretërisë së Suedisë për Republikën e Maqedonisë në rrugën e euro-integrimit të vendit dhe theksoi se Qeveria dhe Kuvendi punojnë me përkushtim në prioritetet reformuese dhe në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet fqinjëve. Kryetari i shprehu pritjet që vitin e ardhshëm të pranojmë rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave para aderuese, si edhe anëtarësim në NATO.  Zonja Erlandson Slorah informoi se Stokholmi është qyteti me rritje më të shpejtë dhe qyteti i parë më i gjelbër në Evropë, me një milion banorë, ndërsa çdo vit vendosen edhe 20,000  banorë të rinj. Kjo është mundësi e mirë mirëpo, edhe sfidë e madhe, edhe për Këshillin edhe për Kryetarin e qytetit. Vitin e kaluar kanë strehuar 4000 migrantë, prej të cilëve 400 kanë qenë fëmijë pa shoqërim prindëror. Duke u përqendruar në krizën migrante që e goditi gjithë kontinentin evropian, z. Xhaferi potencoi se Republika e Maqedonisë, si vend që nuk është anëtar i BE-së, u gjet në rutën migrante, por me përpjekje maksimale dhe në bashkëpunim të ngushtë me Fronteksin dhe vendet anëtare të BE-së, arriti ta ndalojë valën migrante. 

Gjatë takimit u ndanë këndvështrime për mundësinë për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Shkupit dhe Stokholmit, si edhe pritjet e ndërsjella që sa më shumë qytete nga Republika e Maqedonisë të bëhen anëtare të plotfuqishme të Rrjetit të qyteteve evropiane - Eurocities. 

Click