Udhëheqja parlamentare

E martë, 27 qershor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Keiho Haneda

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Keiho Haneda.

Kryetari Xhaferi, në fillim të takimit, e shprehi kënaqësinë e tij dhe i dërgoi urime ambasadorit të parë rezident të Japonisë me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë, dhe shpreson se tani do të krijohen kushte më të mira për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Kryetari Xhaferi potencoi se edhe pse largësia gjeografike e të dyja vendeve është e madhe, përsëri marrëdhëniet ndërmjet të dy popujve janë të afërta dhe miqësore dhe kështu duhet edhe të mbesin.

„Presim në periudhën që vijon t'i formojmë grupet parlamentare për bashkëpunim, në mesin e të cilave edhe me Mbretërinë e Japonisë, dhe ta intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar, si dhe të gjitha marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet të dyja vendeve“, theksoi Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadorja japoneze ia uroi z. Talat Xhaferi zgjedhjen Kryetar i Kuvendit dhe e shprehi kënaqësinë e saj të miqësisë që e ka vërejtur te qytetarët e Maqedonisë.

Ajo theksoi se ka shumë punë që duhet t'i bëjë gjatë kohës së mandatit të saj në vend dhe shprehi interes të madh rreth përforcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe e shprehi gatishmërinë e saj t'i vizitojë zonat e lira ekonomike dhe të njoftohet me mundësitë për zhvillim dhe bashkëpunim reciprok.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e theksuan shpresën e tyre për stabilizim dhe integrim euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.

Click