E mërkurë, 21 qershor 2017
Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren gjermane, Althauzer
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Kristine Althauzer. Duke i dërguar urime Kryetarit Xhaferi për zgjedhjen e tij, ambasadorja theksoi se para përbërjes së re të Kuvendit qëndrojnë shumë detyra të rëndësishme dhe se funksioni Kryetar i Kuvendit ka rol të rëndësishëm.
Republika Federative e Gjermanisë vazhdon me mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike. Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, pritet edhe intensifikimi i kontakteve ndërmjet të dyja shteteve, në nivel të grupeve për bashkëpunim dhe trupave të punës.
Kryetari Xhaferi iu falënderua për urimet dhe për mbështetjen e rëndësishme gjermane, e informoi ambasadoren për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit dhe theksoi se aktivitetet në periudhën që vijon do të fokusohen në ngritjen e rejtingut të Kuvendit si servis i vërtetë i qytetarëve dhe i transparencës së institucionit.
Në fund të takimit, ambasadorja theksoi se edhe pas përfundimit të mandatit të saj, do të vazhdojë me interes të madh t'i ndjek ngjarjet në Republikën e Maqedonisë.