Udhëheqja parlamentare

E martë, 25 korrik 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Azerbajxhanit, z. Bagirov

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Maqedonisë, z. Faik Bagirov. 

Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur për realizimin e takimit me përfaqësuesin e vendit mik dhe mbështetës të Republikës së Maqedonisë, me të cilin janë vendosur marrëdhëniet bilaterale qysh nga viti 1995 me emrin kushtetues dhe për mbështetjen e Republikës së Azerbajxhanit në nivel bilateral dhe multilateral. U shpreh interesimi për intensifikimin e kontakteve bilaterale në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe në nivelin parlamentar, duke e pasur parasysh faktin që në Kuvendin Nacional të Azerbajxhanit ka të vendosur grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, si dhe në shumë sfera, si energjetika, turizmi, rritja e këmbimit tregtar dhe sferat tjera me interes reciprok për të dyja vendet. 

Në lidhje me kërkesën e dërguar për shefin e Delegacionit tonë në AP-në e OSBE-së nga nënkryetari i AP-së së OSBE-së, z. Azaj Gjuliev, për nënshkrimin e Protokollit për formimin e „Grupit për mbështetjen e Rrugës së Mëndafshit" në kornizat e AP-së së OSBE-së, të cilën e nënshkruan të gjitha vendet që ishin prezent në mbledhjen në Minsk, Kryetari Xhaferi e informoi bashkëbiseduesin se për shkak të mospasjes së delegacionit parlamentar në mbledhje, dokumenti nuk është nënshkruar nga ana jonë dhe se kjo do të bëhet në mbledhjen e radhës së AP-së së OSBE-së në Andorë.

Ambasadori Bagirov i dërgoi urime Kryetarit Xhaferi për zgjedhjen e tij dhe i dorëzoi letër nga kryetari i Kuvendit Nacional të Azerbajxhanit, z. Oktaj Asadov, me ftesën zyrtare për vizitë. Republika e Azerbajxhanit është në mesin e shteteve të para që e pranuan Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues dhe vazhdimisht e shpreh mbështetjen për kultivimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik.



Click