Udhëheqja parlamentare

E martë, 17 shtator 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Xhang Xuo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Xhang Xuo.

Duke i uruar në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e tij personal në funksionin e ri dhe duke i uruar mision të suksesshëm diplomatik, Kryetari Xhaferi theksoi se Ambasada e RP të Kinës në vazhdimësi nxit dhe kontribuon në masë të konsiderueshme për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai shprehu shpresë se zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë lartë edhe në agjendën e ambasadorit Xhang dhe se kjo do të rezultojë me rritjen e numrit të kompanive kineze të cilat do e gjejnë interesin e vet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi shprehu shpresë se, përskaj bashkëpunimit bilateral në fushën e shkencës, arsimit, kulturës, mbrojtjes, bujqësisë, turizmit, shëndetësisë dhe medicinës, do të vazhdojë edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit për bashkëpunim të 17 shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe RP të Kinës.

Ambasadori Xhang i përçoi përshëndetjet e Kryetarit të Kuvendit Popullor të Kinës, z. Li Xhanshu dhe të Kryetarit dhe nënkryetarit të Komitetit Nacional të Konferencës Konsultative Politike, z. Vang Jang dhe z. Xhang Qingli, me të cilët delegacioni  i lartë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i paraprirë nga Kryetari Xhaferi u takua gjatë vizitës oficiale në RP të Kinës në qershor të këtij viti.

Ambasadori Xhang foli për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy shteteve, ndaj të cilit nënvizoi se RP e Kinës kushton vëmendje të madhe. Ai po ashtu e përshëndeti bashkëpunimin në kuadër të Procesit 17+1 dhe shprehu shpresë se ai do të intensifikohet në periudhën e ardhshme, me qëllim që të arrihen rezultate konkrete deri në takimin e ardhshëm të Procesit i cili do të mbahet në RP të Kinës, dhe me të cilin do të udhëheqë Presidenti Shi Xhinping. Ambasadori Xhang theksoi se në periudhën e ardhshme do të punojë edhe në intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e legjislacionit.

Click