Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E martë, 22 tetor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Georg Vucas

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Georg Vucas.

Të dy bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet politike bilaterale si miqësore, konstruktive dhe transparente dhe e përshëndetën bashkëpunimin gjithnjë më të intensifikuar ekonomik. Nga ana jonë ishte shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Austrisë për procesin e zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur rezultate konkrete në zbatimin e reformave dhe ka dhënë një shembull pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vendi nuk ka çështje të hapura me fqinjët e tij dhe kontribuon shumë në bashkëpunimin rajonal, stabilitetin dhe sigurinë, ndërsa në të njëjtën kohë është një partner i besueshëm i BE-së në aspekt të migracioneve dhe luftës kundër terrorizmit.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen dëshpërim për vendimin e Këshillit Evropian për ta shtyrë caktimin e datës për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryetari Xhaferi theksoi se një metodologji e re për negociatat aderuese është e pranueshme për ne, por jo edhe çfarëdo alternativash eventuale të procesit të aderimit dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Ambasadori Vucas theksoi se Republika e Austrisë nuk e konsideron Ballkanin Perëndimor si rajon jashtë Bashkimit Evropian, por konsideron se integrimi i tij në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet. Ai vuri në dukje se jo vetëm qeveria austriake, por edhe kompanitë austriake besojnë në perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe prandaj i rritin investimet e tyre në vend.

Kryetari Xhaferi dhe ambasadori Vucas shkëmbyen mendime për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme në lidhje me afatet kushtetuese dhe ligjore për zbatimin e tyre, dhe në fund u shprehën të bindur se mbështetja e fuqishme e Republikës së Austrisë për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 
a

Na ndiqni në: