Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 6 shtator 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin meksikan Bllanko

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Meksikës në Republikën e Maqedonisë, Z. Marko Antonio Garsija Blanko.

Ambasadori i përcjelli përshëndetjet e kryetares së Shtëpisë së Përfaqësuesve dhe të kryetarit të Senatit të Kongresit të Meksikës dhe e prezantoi kandidimin e senatores, z-njës Gabriella Kuevas Baron për kryetar të Unionit Interparlementar (UIP), duke theksuar se senatorja Kuevas Baron ka përvojë të madhe parlamentare dhe ndërkombëtare dhe shprehu shpresë se do e ketë edhe përkrahjen e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për zgjedhjen e saj.  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, theksoi se ai angazhohet për promovimin e diplomacisë parlamentare dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Meksikës, duke nënvizuar se në Kuvend tani më është formuar edhe Grupi parlamentar për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Z. Xhaferi theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e sheh me pozitivizëm kandidimin e senatores Kuevas Baron për kryetare të organizatës më të madhe parlamentare ndërkombëtare - UIP, duke e marrë parasysh biografinë e saj mbresëlënëse dhe përvojën e madhe ndërkombëtare.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve, për çka tani më janë ndërmarrë edhe hapat e para me nënshkrimin e memorandumeve për bashkëpunim ndërmjet qeverive, odave ekonomike dhe agjencive për tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë kontekst, kryetari Xhaferi sugjeroi për nevojën për abrogimin e vizave për hyrje në Meksikë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën për inicimin e një bashkëpunimi më të afërt ndërparlamentar, si në planin multilateral, ashtu edhe në atë bilateral, para së gjithash ndërmjet kryetarëve të parlamenteve të Maqedonisë dhe të Meksikës dhe të grupeve parlamentare për bashkëpunim. 

Click