Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 30 maj 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Avokatin e Popullit të Republikës së Turqisë, z. Sheref Mallkoç

Takimi i sotëm i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, me Avokatin e Popullit të Republikës së Turqisë, z. Sheref Mallkoç, kaloi në atmosferë të përzemërt dhe miqësore ku të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth më shumë sferave të bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet të dyja vendeve. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar për Miqësi me Republikën e Turqisë, z. Enes Ibrahim. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë theksoi se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë janë të shkëlqyeshme, po zhvillohen në frymën e miqësisë së fuqishme tradicionale me një bashkëpunim dinamik në më tepër sfera dhe shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari Xhaferi e njoftoi mysafirin e vet me parimet e bashkëpunimit të Dhomës Ligjvënëse me institucionin Avokati i Popullit, si dhe me planet e ardhshme të shtetit për përforcimin e kapacitetit dhe pavarësisë së këtij institucioni në kornizat e sistemit politik. 

Kryetari Xhaferi potencoi se ky institucion është shumë i rëndësishëm për vendin dhe integrimet e saj euroatlantike dhe me ndryshimet e reja të Ligjit për Avokatin e Popullit në periudhën e ardhshme do të pasojnë zgjerimet e mëtejshme të kompetencave, si dhe etablimi i tij si mekanizëm i fuqishëm në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit. 

Avokati i Popullit i Republikës së Turqisë, z. Mallkoç, e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për takimin dhe u shpreh i kënaqur nga pritja e ngrohtë dhe miqësore në Republikën e Maqedonisë. Ai e njoftoi Kryetarin me hollësi të caktuara rreth funksionimit të institucionit Avokati i Popullit në Republikën e Turqisë, theksoi se në dallim nga Maqedonia, këta janë relativisht institucion i ri që funksionon vetëm 5-6 vjet dhe bashkëpunimi i tillë në nivel të avokatëve të popullit në rajon është mjaft i dobishëm, para se gjithash, në sferën e shkëmbimit të përvojave dhe informatave. Avokati i Popullit i Turqisë, gjithashtu, u përqendrua në rolin e rëndësishëm që e ka vendi i tij për çështjen e refugjatëve të Sirisë dhe përkujdesjen e tyre, si dhe luftën kundër terrorizmit në tërësi. 

Në fund të takimit, ai theksoi se aspekti human dhe njerëzor është faktori kryesor që Republika e Turqisë i ndihmon Evropës për çështjen e valës së madhe të refugjatëve.     

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e shprehën nevojën nga vazhdimi i bashkëpunimit reciprok të të dyja vendeve mike.                                                                                                                                        

Click