Udhëheqja parlamentare

E martë, 1 gusht 2017

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME DELEGACIONIN NGA REPUBLIKA E BULGARISË TË UDHËHEQUR NGA KRYEMINISTRI BOJKO BORISOV 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me Delegacionin e Republikës së Bulgarisë të udhëhequr nga kryeministri Bojko Borisov, i cili qëndron në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Në Delegacionin ishin edhe deputetët e Asamblesë Parlamentare të Republikës së Bulgarisë, znj. Xhema Grozdanova, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Boris Vangjellov, Kryetari i Grupit për Miqësi me Maqedoninë dhe z. Stanisllav Stanov. Në takimin nga pala maqedonase, ishin të pranishëm z. Tomisllav Tuntev, koordinator i grupit parlamentar i LSMD-së dhe koalicioni dhe z. Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.  

Kryetari Xhaferi theksoi se dita e sotme do të shënohet si moment historik i hapjes së një faqeje të re në marrëdhëniet ndërmjet të dyja shteteve, për shkak të hapit të rëndësishëm të cilin e bënë të dyja shtetet me finalizimin e përpjekjeve shumëvjeçare përmes nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, për të cilën shprehu bindje se do të intensifikohet në të ardhmen, veçanërisht për shkak të mbështetjes së deklaruar të Republikës së Bulgarisë për të ndarë përvoja të saj me Republikën e Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe BE.   

Kryetari Xhaferi e shfrytëzoi rastin dhe dërgoi ftesë zyrtare për kolegun e tij, kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bulgarisë, z. Dimitar Gllavçev, ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në gjysmën e parë të vitit 2018 gjatë kohës së Kryesimit të Bulgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, me çka do të jepet impuls i ri në përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri i Republikës së Bulgarisë, z. Bojko Borisov, u shpreh i kënaqur nga realizimi i takimit dhe nga akti i nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, e cila duhet të ofrojë një perspektivë të re në marrëdhëniet dhe t'i lë në histori mospajtimet shumë shekullore dhe dekadëshe ndërmjet të dyja shteteve. Ai e theksoi mbështetjen konsensuale të marrë nga të gjithë deputetët në Kuvendin Popullor të Republikës së Bulgarisë për nënshkrimin e Marrëveshjes, me miratimin e Deklaratës së veçantë. Prioritet i Republikës së Bulgarisë është që sa më shpejtë të anëtarësohet Republika e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe prosperitet dhe mirëqenia e saj për të gjithë qytetarët e saj, si dhe përforcimi i lidhjeve reciproke përmes përmirësimit të infrastrukturës në Korridorin 8 që i lidh të dyja shtetet.  

Bashkëbiseduesit shprehën besimin e përbashkët se vetëm përmes dialogut të hapur dhe të sinqertë mund të përforcohen urat e angazhimeve të përbashkëta për vazhdimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bulgarisë.     

Click