Udhëheqja parlamentare

E hënë, 29 maj 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi, me SH.T. ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, z. Ylber Hysa

Kryeparlamentari, z. Talat Xhaferi sot priti në vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Ylber Hysa, ku u bisedua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë dhe për nevojën e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

mbasadori, z. Hysa shfrytëzoi rastin që t'ia urojë postin e ri kryeparlamentarit, z. Xhaferi dhe rikonfirmoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej t'i jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë. 

Kryeparlamentari, z. Xhaferi falemenderoi Ambasadorin, z. Hysa për vizitën e tij, me ç'rast shprehu kënaqësi dhe gatishmëri për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë në mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se raportet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë  të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit.

Click