Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 1 nëntor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Dan Orian, ambasador i Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Dan Orian, ambasador i Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë, i cili së bashku me grupin prej 90 ekonomistëve nga Izraeli mori pjesë në Konferencën „Maqedonia 2025“, ku fjalim të vetin posaçërisht do të ketë femra më e mirë inovatore nga Izraeli, Dana Gabish.

Në fillim të takimit, ambasadori e theksoi potencialin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve mike, Republika e Maqedonisë dhe Shteti i Izraelit, me ç'rast informoi për pritjet e kryetarit të Knesetit për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve. Ky bashkëpunim mund ta tejkalojë formatin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe të vë theks në përforcimin e diplomacisë ekonomike, qëndrueshmërisë, përforcimit të sundimit të së drejtës, sferat për të cilat Kneseti ka përvojë të madhe të cilat mund në bazë partnere t'i ndajë me kuvendin tonë. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Xhaferi, shprehi kënaqësi nga takimi dhe theksoi se edhe si ish ministër i Mbrojtjes ka kushtuar vëmendje të madhe në bashkëpunimin me Izraelin, në fushën e mbrojtjes dhe në hapjen e qendrës së pilotit dhe modernizimit të mjeteve fluturuese. Pastaj, e potencoi transparencën dhe gatishmërinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim parlamentar në të gjitha aspektet dhe nivelet, sepse diplomacia parlamentare shumë herë deri tani tregoi se është pa kufizime formale, me çka e trason rrugën e vendosjes së lehtë të komunikimit reciprok. Në lidhje me dëbimin e hebrenjve, z. Xhaferi sugjeroi se Republika e Maqedonisë përmes hapjes së Qendrës Memoriale të Holokaustit në Shkup, e tregoi dhe e vërtetoi respektin e vet të parezervë ndaj viktimave nga ky terror. 

Ambasadori Orian informoi për përgatitjet për shënimin e dy përvjetorëve të rëndësishëm në vitin 2018 - 70 vjet nga ekzistimi i Shtetit të Izraelit dhe 75 vjet nga dëbimi i hebrenjve nga Republika e Maqedonisë në kampin Treblinkë. Komemoracioni do të shënohet me ekspozitë zyrtare në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup, kurse ngjarjet tjera do të jenë me moton „Marshi për të gjallët“ 11 mars 2018 në Manastir, përmes marshit prej 2 km., në të cilin do të marrin pjesë qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, deputetët, ministrat, politikanët nga Izraeli dhe Maqedonia, me çka do t'u jepet respekt 7.144 hebrenjve të vdekur. Dërgoi një ftesë të veçantë për pjesëmarrje në marsh Kryetarit të Kuvendit, i cili me kënaqësi e pranoi dhe e dha mbështetjen e tij personale dhe mbështetjen në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në tërë projektin.  

z. Xhaferi propozoi disa nga ngjarjet e parapara të realizohen edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë - ekspozita e përshtatshme dhe njohja e grupit të nxënësve nga Izraeli me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe diskutimi i përshtatshëm me Kryetarin e Kuvendit, projeksioni i filmave tematike speciale përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Kanalin e Kuvendit, si mund të shikohen nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe këto të mbahen më 27 janar - Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. Me këtë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të tregojë respektin e vet ndaj Shtetit të Izraelit, ndaj viktimave të Holokaustit dhe marrëdhënies së vet të drejtë ndaj proceseve historike.

Në kontekst të ngritjes së nivelit të marrëdhënieve reciproke, z. Xhaferi theksoi se ky Komemoracion mund të shfrytëzohet edhe për vizitën kthyese të Republikës së Maqedonisë të kryetarit të Knesetit, si dhe Grupit për bashkëpunim, me çka do të jepet porosi e fuqishme dhe vulë e shkallës së lartë të bashkëpunimit reciprok. Bashkëbiseduesit ndanë bindjet reciproke për bashkëpunimin e mëtejshëm konstruktiv dhe intensiv. 

Click