Udhëheqja parlamentare

E martë, 13 qershor 2017

Takimi i Kryetarit Xhaferi me ushtruesin e detyrës ambasador i Ukrainës në Republikën e Maqedonisë, z. Rostisllav Pallagusinec 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ushtruesin e detyrës ambasador i Ukrainës në Republikën e Maqedonisë, z. Rostisllav Pallagusinec.

Duke ia uruar zgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rostisllav Pallagusinec, i uroi z. Talat Xhaferi, sukses në ushtrimin e këtij funksioni të rëndësishëm, duke pasur parasysh atë që parlamenti ka rol të rëndësishëm në realizimin e reformave të përcaktuara. Ai i dorëzoi Kryetarit urim prej z. Andrij Parubin, kryetar i Parlamentit Suprem të Ukrainës, si dhe tri dokumente – fjalime nga Parlamenti Suprem për shtetet partnere të Ukrainës.

U.D. ambasador falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Maqedonisë për Ukrainën, e veçanërisht të mbështetjes parlamentare në kornizat e kuvendeve ndërkombëtare, në të cilat anëtarësohen parlamentet e të dyja vendeve. Ai, gjithashtu, informoi se më 20 mars në Parlamentin Suprem të Ukrainës është formuar Grupi Parlamentar për marrëdhëniet ndërparlamentare me Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, falënderoi për urimet dhe e theksoi mbështetjen e parezervë për Ukrainën, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në këtë drejtim, ai informoi se do të dërgojë ftesë për vizitën e Republikës së Maqedonisë për kryetarin e Parlamentit Suprem të Ukrainës, me çka do të jepet mbështetje shtesë në bashkëpunimin ndërparlamentar. Duke theksuar se edhe në këtë përbërje parlamentare do të formohet Grupi Parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës, Kryetari Xhaferi theksoi se ky grup do të jetë më përkatës për inicimin e përgjigjes së dokumenteve të bëra nga Parlamenti Suprem i Ukrainës. 

Kryetari Xhaferi informoi për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke theksuar se prej tani e tutje Kuvendi do të jetë i hapur për qytetarët, të cilët do të mund t'i ndjekin seancat e Kuvendit. Prezenca e qytetarëve në seancat e Kuvendit, sipas z. Xhaferi, paraqet përfshirjen e opinionit në procesin ligjvënës, si dhe në impulsin e ri për qetësimin e tensioneve.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit dhanë shpresë se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës në nivel parlamentar do të vazhdojë të thellohet, si në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral.  

Click