Udhëheqja parlamentare

E enjte, 30 nëntor 2017

Takimi i kryetarit Xhaferi me z-njën  Laura Kuper, ushtrues detyre zëvendësndihmëse sekretare e mbrojtjes së SHBA-ve 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z-njën Laura Kuper, ushtrues detyre zëvendësndihmëse sekretare e mbrojtjes së SHBA-ve, e cila është në vizitë zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, z. Xhes Bejli. 

Kryetari i Kuvendit, në fillim të takimit shprehu falënderim të madh për vëmendjen e zmadhuar të SHBA-ve për Ballkanin, që manifestohet me përkrahje të fuqishme të NATO - aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Z. Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë, qysh në fillimin e pavarësimit të saj, u përcaktua për NATO-n dhe për SHBA-në si partnerë strategjik. Anëtarësia në NATO është prioritet strategjik kulmor i të gjitha qeverive të deritanishme, i përkrahur me konsensus të gjerë politik, si edhe përkrahje të lartë qytetare prej 71%. Kontributi i Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s, veçanërisht në Afganistan, pjesëmarrja në aktivitetet ushtarake - edukative së bashku me pjesëtarët e ushtrisë së SHBA-ve, rrumbullakimi i MAP-it të 18 (Program nacional vjetor për anëtarësim në NATO), përmbushja e standardeve të larta të NATO-s, relaksimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe agjenda reformuese e Qeverisë së re, janë indikator për përkushtimin, për vazhdimësinë dhe angazhimin e Republikës së Maqedonisë për finalizimin e "punës së papërfunduar", nga Samiti i Bukureshtit në vitin 2008. Në këtë kontekst, Kryetari e theksoi përkrahjen e dhënë nga Sekretari gjeneral i NATO-së, z. Stoltenberg, për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe për shumicën e re parlamentare, si edhe nxitjen e proceseve reformuese në shoqëri dhe në planin e integrimit të përshpejtuar të shtetit në NATO. 

Sa i takon kontributit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në integrimin euroatlantik të vendit, z. Xhaferi i informoi bashkëbiseduesit me aktivitetet e ardhshme në drejtim të mbajtjes së seminarit Ros-Rot  të AP të NATO-s në vitin e ardhshëm në Shkup, si edhe pritjet që Kuvendi, nëpërmjet Delegacionit në AP të NATO-s të tregojë angazhim të zmadhuar dhe ta kthejë rolin e rëndësishëm të Kuvendit në planin ndërkombëtar. 

Zonja Kuper u falënderua për takimin e mundësuar dhe nënvizoi se e çmon veçanërisht mundësinë që me kryetarin e Kuvendit të këmbejë këndvështrime për ngjarjet aktuale politike dhe ndërkombëtare. Me këtë rast, e nënvizoi përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve në përmbushjen e agjendës ambicioze reformuese të Qeverisë së re dhe gjatë kësaj, e përmendi edhe qëndrimin e qartë të nënkryetarit amerikan, z. Majk Pens se dyert e NATO-s mbesin edhe më tutje të hapura për Republikën e Maqedonisë dhe sugjeroi se SHBA-të e çmojnë lartë angazhimin e vazhdueshëm dhe shumëvjeçar të Republikës së Maqedonisë në misionin paqësor në Afganistan. Ajo shprehu kënaqësi të veçantë për bashkëpunimin shumë të suksesshëm ndërmjet armatave të Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-ve, gjë që realizohet nëpër një numër mahnitës prej 800 evenimenteve të përbashkëta me pjesëmarrje të mbi 7000 oficerëve dhe nëpunësve nga resori i mbrojtjes.    

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për Strategjinë e re të SHBA-ve për Afganistanin dhe Azinë Jugore, për bashkëpunimin e shkëlqyer me Gardën Nacionale të Vermontit, si edhe partneritetin trelateral Republika e Maqedonisë - SHBA - Senegal. U diskutua edhe për Konferencën aktuale të Këshillit Verior - Atlantik në Uashington, e përkushtuar për SHBA-të dhe Ballkanin Perëndimor, ku Republika e Maqedonisë është përmendur si shembull tejet pozitiv në rajon dhe si shtet i cili në mënyrë të vendosur dhe me përkushtim i përmbush kriteret e larta të NATO-s për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë. 

Në takim u bisedua edhe për ngjarjet aktuale në skenën politike vendore, me ç'rast u potencuan përpjekjet që për të gjitha çështjet të natyrës sensitive politike të gjeten zgjidhje në frymën shtetërore, me çka do të riafirmohet kapaciteti demokratik i shtetit dhe i bartësve të tre funksioneve më të rëndësishme shtetërore. 

Click