Udhëheqja parlamentare

E premte, 23 mars 2018 

Takimi i kryetarit Xhaferi me z-njën Liliana Tangi, deputete në Kuvendin Nacional të Republikës Franceze 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat  Xhaferi, sot realizoi takim me z-njën Liliana Tangi, deputete në Kuvendin Nacional të Republikës franceze, nënkryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane dhe e Grupit për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi, në fillim të takimit shprehu kënaqësi për marrëdhëniet e pangarkuara, të shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Franceze. E përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme franceze për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë. Theksoi se përforcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet dy shteteve është me rëndësi të veçantë, si edhe mbështetja e ndërsjellë në kuadër të bashkëpunimit multilateral. Me këtë rast, si segment i rëndësishëm i përparimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella e përmendi diplomacinë parlamentare, nëpërmjet metodave komunikuese të së cilës do të mundësohet bashkëpunim konstruktiv dhe stabil. Kryetari Xhaferi informoi për pritjet për marrjen e raportit pozitiv nga Komisioni Evropian, raport me rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave, si edhe rrumbullakim të procesit të integrimit euroatlantik me anëtarësim të plotfuqishëm në NATO në Samitin e ardhshëm të Aleancës. 

Zonja Tangi e përshëndeti përparimin e Republikës së Maqedonisë i cili krahasuar me gjendjen e vitit të kaluar, pas ngjarjeve të pakëndshme në Kuvend është mjaft i dalluar dhe i komunikoi angazhimet e Kuvendit francez për realizimin e proceseve reformuese të cilat do të sjellin deri në integrim më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë. Me këtë, vendi para së gjithash, do të tregojë gatishmëri për ringjalljen e shtetit juridik dhe principet themelore të demokracisë, a njëkohësisht, kjo do të sjellë deri në rezultatin final - anëtarësimin e plotfuqishëm në Union. Si deputete në Kuvendin francez, ajo është e inkuadruar në mënyrë aktive edhe në Komisionin për Politikë të Jashtme, ku njëkohësisht është referuese për Ballkanin Perëndimor dhe është në bashkëpunim të ngushtë me Presidentin francez në raport me ndjekjen dhe referimin për situatat në këto shtete, përfshirë edhe në Republikën e Maqedonisë. Zonja Liliana nënvizoi se i përkrah parimet e tij dhe angazhimet për ardhmërinë e Evropës në tërësi dhe ato janë se përmes debatit civil duhet të bindet publiku në Evropë se zgjerimi i Unionit me shtetet e Ballkanit Perëndimor është i arsyeshëm, i pritur dhe në dobi të gjithëve. 

Bashkëbiseduesit ndanë këndvështrime për rolin e fuqishëm të parlamenteve në ndërtimin e mendimit pozitiv dhe të lartë për procedurën ligjvënëse, për domosdoshmërinë e respektimit të Rregullores dhe Kushtetutës dhe domosdoshmërinë për bashkëpunim konstruktiv ndërmjet pushtetit dhe opozitës për të debatuar për zgjidhje të rëndësishme ligjore. Njëkohësisht, e theksoi nevojën për intensifikimin e kontakteve ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendit Nacional të Republikës Franceze në nivelin më të lartë por edhe në nivel të grupeve të deputetëve për bashkëpunim, si hallkë e rëndësishme në bashkëpunimin e përgjithshëm ndërshtetëror. 






  

Click